Braktisi skuadrën, Elseid Hysaj dënohet me 40 mijë euro gjobë nga gjykata italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për çështjen e braktisjes së grumbullimit më 5 nëntor 2019 në ekipin e Napolit, duke dënuar mbrojtësin Elseid Hysaj (aktualisht pjesë e Lacios) me një gjobë prej 40 mijë eurosh, si dhe detyrimin për të paguar shpenzimet gjyqësore.

Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”, që shkruan se Gjyakat e Lartë ka konfirmuar se futbollistët nuk kishin të drejtë të braktisnin grumbullimin e detyruar të vendosur nga klubi pas barazimit kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.

Ky vendim i klubit u kundërshtua nga disa prej liderëve të skuadrës në atë kohë, si Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens, të cilët bashkë me lojtarë të tjerë u përballën me masa disiplinore nga klubi. Pas vendimit të Kolegjit Arbitral në nëntor 2021, shumica e lojtarëve gjetën marrëveshje me Napolin. I vetmi që vijoi betejën ligjore ishte Hysaj, i cili e çoi çështjen fillimisht në Gjykatën e Napolit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por përfundimisht drejtësia i dha të drejtë klubit. m.p.

Të fundit

Lapaj: 12 majin kthejeni në ditën e shpresës, mos e bëni ditën e ‘ikjes së madhe’

Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar mbrëmjen e sotme me qytetarët e...

Agron Shehaj: Po rritemi në sondazhe sepse jemi të vërtetë, nuk premtojmë qiqra në hell

Sipas sondazheve të fundit, Partia ‘Mundësia’ e drejtuar nga Agron Shehaj është forcë e tretë në Shqipëri, duke rrëzuar paragjykimet se partitë e reja...

Fushata zgjedhore, premtimi i Ramës në Roskovec: Paga minimale do të jetë 650 euro

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të martë një takim nga Roskoveci në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet 2025. Gjatë fjalimit të...

Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

Sipas një politike të re të Eurovisionit për vitin 2025, artistët dhe delegacionet e tyre do të mbajnë vetëm flamurin zyrtar të vendit të...

Hapet Landfilli në Vlorë, prej ditësh depozitohen në Sherishtë mbetjet që ndotnin qytetin

Shtëllungave të tymit toksik që përhapeshin në ajër sa herë digjeshin mbetjet në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë duket se ju ka...

Lajme të tjera

Web TV