“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec.

Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet e saj nuk janë marrë për bazë si nga GJKKO po ashtu edhe nga Apeli, duke mbetur në qeli.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, ku u godit banda e e Suel Çelës në Elbasan.

Ajo dyshohet se ka dhënë vendime apo ka qenë në rolin e sekseres në disa vendime gjykate, ku janë favorizuar anëtarët e bandës së Suel Çela, teksa dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.

Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu doli dhe në dosjen “Plumbi i Artë 2”, ku u godit banda e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ku dyshohet se u ka dhënë informacione sekrete, teksa në atë dosje iu caktua “Arrest në shtëpi”./E.Y

Të fundit

Anija më e madhe luftarake e Koresë së Veriut gati për luftë bërthamore

Koreja e Veriut ka kryer testin e parë të sistemit të armatimit të anijes së saj më të re...

Bullgaria do të bëhet vendi i parë europian me reaktor bërthamor AP1000

Bullgaria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ketë një reaktor funksional të tipit AP1000, tha Ministri i Energjisë Zhecho...

Holanda kërkon nga qytetarët të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Qeveria holandeze ka nisur një fushatë kombëtare për t’i nxitur qytetarët e saj të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut për...

Kardinali tërhiqet nga Konklava/ Italiani ishte dënuar për abuzim financiar

Kardinali italian Angelo Beçiu është tërhequr nga pjesëmarrja në konklavën që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Françeskut. Italiani tha se e...

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplaset me autobusin, disa persona përfundojnë në spital

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes...

Lajme të tjera

Web TV