Presidenti Duka: Finalja e “Final 4” do gjykohet nga gjyqtari polak Szymon Marciniak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli për mediat pas përfundimit të ceremonisë së shortit të “Final 4”, ku goglat përcaktuan përballjet Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City.

Kreu i qeverisë së futbollit falënderoi të gjithë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë kampionatit të rregullt, ndërsa u uroi sa më shumë suksese katër skuadrave në fazën finale.

Gjithashtu, Presidenti Duka zbuloi se gjyqtari i mirënjohur në arenën ndërkombëtare, Szymon Marciniak, do të vendosë drejtësi në ndeshjen finale të 12 majit.

Shorti i “Final 4” – 36 javë vërtetë të luftuara, me garë deri në momentet e fundit. Një garë e bukur, që ka prodhuar një klasifikim të luftuar për të 10-ta skuadrat pjesëmarrëse. Do të doja të falënderoja futbollistët për kontributin gjatë këtij edicioni, për emocionet e dhuruara për të gjithë spektatorët në shkallët e stadiumeve dhe për shikuesit në RTSH.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve dhe stafet teknike. I uroj katër skuadrave finaliste performancë sa më të mirë. Ne duhet ta shijojmë Final Four, spektaklin që do të dhurojnë skuadrat. Duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.

Arbitër i huaj në finale? – Kjo është një gjë që diskutohet shumë, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Jam i bindur që arbitrimi në Shqipëri është në nivele maksimale dhe mund t’i përgjigjet nivelit të futbollit shqiptar. Këtë e tregon edhe kontributi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet europiane deri në fazat e grupeve.

Në Final Four do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Të katërt do të jenë në dispozicion në gjysmëfinalet e para. Nëpërmjet shortit do të përcaktohen dhe ai që do të gjykojë ndeshjen e parë, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin”- tha Presidenti Duka në prononcimin e tij për mediat pas shortit të “Final 4”. m.p.

Të fundit

Duolingo po pushon nga puna stafin, inteligjenca artificiale do ta bëjë punën

Duolingo gradualisht do të ndalojë së përdoruri punonjës të pavarur për detyra që mund të trajtojë inteligjenca artificiale, sipas...

“Rriten krimet kibernetike”/ Në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

Veprat penale u ulën në vitin 2024 por krejt e kundërta ka ndodhur me autorët e dyshuar që u rritën me 1.4%. Instituti i Statistikave...

“Të armatosur deri në dhëmbë!”/ Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve...

“Rinovon” Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë edhe për 1 vit

Pak ditë më parë lajmi se skiatorja Lara Colturi  kishte shprehur dëshirën që të garonte në të ardhmen për Italinë, trazoi ambjentin në vendin...

Nis edicioni i 5 i Turneut Universitar të Sportit, pjesmarrës 1200 studentë

Me pjesëmarrjen e 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit, ka nisur në Tiranë, edicioni i 5-të i turneut Universitar të Sporteve. Të rinjtë përveç leksioneve...

Lajme të tjera

Web TV