Rama: Brenda kësaj dekade Shqipëria do jetë e pavarur për furnizimin me energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në Fier u ndal tek arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Rama tregoi dhe planet për të ardhmen për këtë sektor. Kryeministri tha se në krahasim me Shqipërinë post-komuniste, kemi pasur një dyfishim të rritjes së prodhimit të energjisë.

Kreu i qeverisë me optimizëm tha se Shqipëria tashmë i ka të gjitha kapacitetet që të jetë e pavaruar për furnizimin me energji elektrike, madje brenda sipas Ramën brenda kësaj dekade vendi ynë do të ketë mundësinë që të eksportojë energji elektrike në vlerën neto.

“Vetë panorama e kësaj tryezë flet më shumë se sa 100 fjalë për ecurinë e sektorit dhe praninë e aktorit të rëndësishëm në të gjitha zonat e kësaj fushe. Për më tepër që ne sot jemi aq pranë anëtarësimit në BE, ku nuk mendohej që të ishim nëse do kishim sektorin e energjisë ashtu siç ishte para këtij transformimi.

Janë fakte që na bëjnë mjaft optimistë për të nesërmen e këtij sektori. Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm thuajse të dyfishuar është shumë domethënës. Për më tepër që u kthyem nga komunizmi dhe hidrocentralet iu hoqën shtetit dhe iu dhanë privati, që është një vepër penale e pastër. Sot kemi dyfishin e prodhimit nga u nisëm. Nuk është vetëm rritja e prodhimit, por dhe diversifikimin e bazës. Diversifikimi i prodhimit që sot vjen nga dielli, me fillimin e disa projekteve të erës, me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi në Shqipëri.

Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se pavarësisë e plotë e energjetikës së Shqipërisë është afër. Nga një vend me hall të madh energjinë në një transferues neto të energjisë është afër. Nëse të gjitha shkojnë sipas planeve dhe kërkesave që kemi nga investitorët, brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht e pavarur dhe do të kalojë në eksport neto. Nuk është vetëm prodhimi, por dhe transmetimi që ka njohur një proces të rëndësishëm. Ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për lidhjen e konfeksionet në anën tjetër të botës. Sa i përket pjesës së shpërndarjes dhe transmetimit, është një monument i sektorit të gjallë. Jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës”, tha kreu i qerverisë./E.T

Të fundit

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura nga 1 deri në 21 shtator 2025 pranë drejtorive vendore...

1 Shtator 1923 – Tërmeti i madh i Kanto-s, 150 mijë jetë të humbura nën rrënoja

Më 1 shtator 1923, në orën 11:58 paradite sipas kohës lokale, ra një tërmet me magnitudë 8.3 të shkallës Rihter në rajonin Kanto të...

Lajme të tjera

Web TV