Rriten shpenzimet familjare, qendra e studimeve ALTAX publikon shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar.

Një analizë më e detajuar se si harxhohen këto para është bërë nga qendra e studimeve ALTAX, e cila thotë se 40% e tyre shkon për ushqime dhe pije joalkoolike. Në vlerë, janë 36 400 lekë që shpenzohen në tregje dhe markete.

Shpenzimet për banesën dhe faturat e ujit dhe energjisë përfaqësojnë 10% të shumës, ose 8900 lekë.

Për transportin publik familjet harxhojnë mesatarisht 6800 lekë ose 7% të buxhetit, ndërsa shpenzimet e tjera që lidhen me arsimin, shëndetësinë, argëtimin, veshmbathjen dhe përkujdesjen, shpenzimi i përgjithshëm është 43%.

Duke analizuar këtë ndarje, dilet në përfundim se familjet me të ardhura të ulëta për shembull., dy paga minimale ose ndihma sociale kanë vështirësi të konsiderueshme në përballimin e shpenzimeve të jetesës.

Kjo krijon nevojën për mbështetje shtesë, përfshirë politika sociale, mundësi për kurse profesionale, dhe nxitjen e mundësive për punësim. m.p.

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV