Shqipëria pranohet si vend pjesëmarrës i asociuar në nismën e “Tri Deteve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj, bëri të ditur sot nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një platformë e përbërë nga shtetet e BE-së që ndodhen midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut. Gjatë Samitit të “Three Seas Initiative” të mbajtur sot në Poloni, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në këtë platformë strategjike.

“Prania jonë brenda Iniciativës së Tri Deteve do të konsolidonte më tej krahun juglindor të kësaj iniciative dhe do të shtonte rolin e saj në perspektivën strategjike, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit për siguri, qëndrueshmërisë demokratike dhe koordinimit transatlantik”, deklaroi Presidenti Begaj para liderëve të vendeve anëtareve dhe partnerëve strategjikë të nismës.

Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe në negociata të frytshme për anëtarësim në BE, me praninë e saj i garanton Iniciativës së Tri Deteve konsolidim dhe sjell përparim të përbashkët.

Presidentit Begaj theksoi edhe një herë rolin e Shqipërisë si kontribuese e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe një urë lidhëse midis Evropës Juglindore dhe hapësirës Euroatlantike.

Gjatë fjalës së tij në samitin, Presidenti Begaj deklaroi se Shqipëria është e qartë dhe e vendosur për të qenë pjesë e Iniciativës së Tri Deteve, pasi beson fort në vlerat themelore të këtij projekti dhe një aspiratë e tillë bazohet në bindje dhe kontribut.

Ndërsa e cilësoi Iniciativën e Tri Deteve si një shtyllë të domosdoshme për qëndrueshmërinë kontinentale përballë pasigurive gjeopolitike, Presidenti i Republikës u shpreh: “Ne besojmë se kjo platformë ofron mundësi konkrete për përparim të përbashkët dhe po ashtu jemi më se të bindur se Shqipëria do të ishte një vlerë e shtuar për iniciativën, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik”.

Lexo edhe :  Takimi në degën 4 në Tiranë, Berisha: Sivjet kemi entuziazëm të paparë, Rama vjedh

Kreu i Shtetit renditi hapat e fundëm të Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke rikonfirmuar vullnetin e Shqipërisë për mbylljen e tyre brenda dy viteve dhe anëtarësimin e plotë në Union në vitin 2030.

Duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes përmes projekteve, Presidenti Begaj nënvizoi gjatë fjalës në samit se Shqipëria është e angazhuar në zhvillimin e infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe digjitalizimit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e shfrytëzoi këtë samit për të patur takime dy palëshe me homologë të tij si edhe me personalitete të larta të vendeve pjesëmarrëse./E.S

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV