Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se matjet zyrtare, evidentoi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik të pranverës për Rajonin e Ballkanit.

Në Shqipëri, p.sh, koeficienti GINI që mat treguesin e pabarazisë është 36.0 ( ku 0 kupton barazi totale, ku të gjithë kanë të njëjtat të ardhura deri në 100 pabarazi maksimale, ku një person i vetëm zotëron gjithçka), por 82.2% e qytetarëve perceptojnë pabarazi të lartë e cila po vjen në rritje.

Në Kosovë, koeficienti GINI është 29.0, ndërsa 54.8% e popullsisë percepton një pabarazi të lartë.

Në Mal të Zi, matja objektive është 34.4, por perceptimi i pabarazisë arrin 49.6%. Në Maqedoninë e Veriut, matja është 33.6, ndërsa perceptimi arrin 82.9%. Në Serbi, indeksi GINI është 33.1, ndërsa 67% e popullsisë ndjejnë se pabarazia është rritur. Në Bosnjë dhe Hercegovinë indeksi GINI është 28.8, ndërsa perceptimi është 64.4%.

Banka sheh me shqetësim faktin se, perceptimi i pabarazisë jo vetëm që mbetet i lartë, por besohet se po përkeqësohet. Rreth dy të tretat e popullsisë në rajon mendojnë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është rritur gjatë katër viteve të fundit. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 80% e të anketuarve ndajnë këtë bindje.

Faktorë si pasiguria në rritje në tregun e punës, përhapja e formave joligjore të punësimit, polarizimi i tregut të punës dhe pabarazitë mes brezave, ku të rinjtë përballen me sfida më të mëdha po ndikojnë në rritjen e pabarazisë.

Me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, një përqindje relativisht e lartë e të anketuarve në vendet rajonit janë të gatshëm të kontribuojnë financiarisht për ngushtimin e këtij hendeku.

Lexo edhe :  Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Pabarazitë ekonomike perceptohen në rritje në vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), edhe pse nivelet e varfërisë janë në rënie. Ka një perceptim të përhapur mes qytetarëve se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është shumë i madh dhe duhet të zvogëlohet.

Perceptimi i qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për pabarazinë bie në kontrast me koeficientin GINI i cili është përgjithësisht 40, një nivel që, sipas Bankës Botërore, nuk klasifikohet si pabarazi e lartë sipas standardeve ndërkombëtare.

Vendet e rajonit dhe sidomos Shqipëria dominohen nga stabiliteti ekonomik, me rritje të qëndrueshme, ulje te deficiteve fiskale, borxhit publik etj, por nga ana tjetër zhvillimet në ekonominë reale tregojnë një shpërndarje jo të barabartë të rritjes ekonomike.

Teksa ekonomia rritet, numri i personave që vuan nga një formë e varfërisë relativë dhe përjashtimit social në Shqipëri përfshin gati gjysmën e popullsisë./Monitor

Të fundit

Problemi nuk është nëse kontrata është e ligjshme, ose jo!

Nga Bledi Lumani Ka një përpjekje nga njerëzit pranë Sali Berishës, që ta devijojnë debatin për kontratën 6 milionë dollarëshe...

Mungesa e energjisë elektrike në Spanjë, shënohet viktima e parë në Madrid

Një grua ka humbur jetën nga një zjarr që ra në apartamentin e saj në zonën e Carabanchel, në jug të Madridit, duke shënuar...

Rama ironizon Berishën/ Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxori nga këneta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me videon e një bufi në rrjete sociale. Në video dëgjohet një pjesë e fjalës së...

Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati

Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane...

E rëndë/ Restoranti shkrumbohet nga flakët, humbin jetën 22 persona (VIDEO)

Në provincën Liaoning të Kinës veriore, një restorant u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave dhe plagosjen...

Lajme të tjera

Web TV