“Sollën Latifin t’i vërë në kokë kapelën bufit”, Rama për lobimin e PD: Luli u bë copa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimet me qytetarët në rrjete sociale në rubrikën “Sy m’Sy”.

Ai ka folur kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh për PD-në, teksa pa përmendur nuk ka lënë as Cris LaCivita.

“Thanë janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e Shteteve të Bashkuara për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Po pse duheshin këto 6 mln dollarë për këtë damkë, nëse kjo damkë do të ishte damka e një komploti të Sorosit me mua dhe duke shfrytëzur vulën e SHBA-së, pse duhej kjo kontratë për të vënë një padrejtësi kaq të madhe që u tha se do të vihej sapo të vinte në pushtet presidenti Trump?

Pse duhej kjo kontratë 6 milion dollarëshe e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, disa patriotë. Po ai tha 500 mijë, këto janë 6 milion dollarë.

Pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë bufit kapelën në kokë, që të duket si Trump, por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në këto 6 milion dollarë, kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë”, tha Rama. m.p.

Të fundit

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18...

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Lajme të tjera

Web TV