Zbardhet sherri te “Ali Demi”, baba e bir hyjnë të armatosur në zyrën e PSD…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident është regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një konflikt mes të rinjve ka degjeneruar në përplasje të armatosur dhe ndërhyrje të dhunshme në ambientet e një force politike.

Sipas burimeve nga policia, një i ri është përfshirë fillimisht në një sherr me një tjetër të ri në këtë zonë. Pas konfliktit, i riu është larguar dhe ka njoftuar të atin, Arjan Telhallari. Të dy janë kthyer më pas në vendin e ngjarjes për të kërkuar djalin tjetër, por nuk e kanë gjetur në lokal.

Gjatë kërkimeve, ata kanë mësuar se i riu ndodhej në zyrat e Partisë Socialdemokrate (PSD), dhe më pas janë futur brenda duke shkaktuar përplasje fizike. Sipas policisë, Arjan Telhallari ka qenë i armatosur dhe gjatë përplasjes i kanë rënë në tokë disa fishekë të paplasur. Fatmirësisht, arma nuk rezulton të jetë përdorur.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e Telhallarit, ndërsa po punohet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe rolin e çdo personi të përfshirë.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë dhe pritet reagim edhe nga përfaqësues të PSD-së për incidentin e ndodhur brenda ambienteve të tyre./E.S

Të fundit

VIDEO: Yamal mahnit gjithë botën, Thierry Henry i kërkon fanellën, batuta e 17-vjeçarit

Është vetëm 17 vjeç, por një legjendë si Thierry Henry i kërkoi fanellën. Fjala është për Lamine Yamal, yllin...

Berat, goditi me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, arrestohet 42-vjeçarja

Një grua 42-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Beratit, pasi ka goditur me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit të saj. Ngjarja ka ndodhur në...

Detajet e marrëveshjes SHBA-Ukrainë, nga pasuritë nëntokësore te rindërtimi

Amerika merr fitoren e parë në Ukrainë. Uashingtoni dhe Kievi kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndarë fitimet nga shitja e ardhshme e rezervave...

Berisha nga Belshi/ Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11...

VIDEO/ Ish-banorja e “Big Brother Albania” sherr me vajzën e partnerit në market

Një video e publikuar nga JOQ ka ngritur shqetësim në rrjet. Në pamjet e siguruara, tiktokerja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi,...

Lajme të tjera

Web TV