Zelensky kërkoi 30 ditë “paqe”, vjen reagimi zyrtar nga Kremlini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një ndalesë treditore të luftës në Ukrainë që përkonte me festimet vjetore të Ditës së Fitores në Moskë.

Armëpushimi i propozuar nga Rusia do të ndodhte nga 8 deri më 10 maj, kur Rusia shënon 80-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Zelensky vuri në dyshim nevojën për të pritur deri atëherë për një armëpushim, duke thënë se kjo ishte një lëvizje “vetëm për t’i siguruar Putinit heshtje për paradën e tij”.

“Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm, duke propozuar një armëpushim “të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar” për 30 ditë.

Një propozim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të pakushtëzuar, me të cilin Ukraina ishte pajtuar, gjithashtu mbetet opsion, përsëriti Zelensky. “Rusia e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë dhe si të përgjigjet: të ndalojë sinqerisht sulmet”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha më herët se njoftimi i Kremlinit më 28 prill ishte i pasinqertë dhe se armëpushimi duhej të fillonte menjëherë. m.p.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV