Asnjë ushqim, ujë apo furnizim mjekësore nuk kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga 2 marsi, kur Izraeli vendosi një bllokadë totale në Rrip në një përpjekje për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet e mbetura.
Bllokada është tani në ditën e saj të 60-të dhe OKB-ja dhe agjencitë e tjera të ndihmës kanë paralajmëruar për “kushte urie në shkallë të plotë” në të gjithë Rripin e Gazës.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) thotë se të gjitha furrat e bukës janë mbyllur dhe të gjitha rezervat brenda Gazës tani janë shterur plotësisht.
Kuzhinat e mbetura të bamirësisë në Gaza thonë se mund të detyrohen të mbyllen brenda disa ditësh nëse nuk lejohet hyrja e ndihmës.
Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës tha të premten se uria nuk është më një kërcënim i afërt, por po bëhet realitet. Në deklaratë thuhet se 52 persona kanë vdekur për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, ku 50 prej tyre ishin fëmijë.
Gjithashtu thuhet se më shumë se 65,000 fëmijë kanë kërkuar trajtim për kequshqyerje të rëndë./e.t