Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i pavarur dhe një nga zërat më të artikuluar të opozitës qytetare, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime duke e cilësuar votën si mjetin kryesor për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend.

Në fjalën e mbajtur në takimin elektoral të organizuar në Fier, Lapaj tha se vendi ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme, por shtoi se asgjë nuk mund ta ndalë votën e lirë.

“Na ndajnë edhe pak ditë. E keni vënë re si mundohen ta relativizojnë gjendjen e jashtëzakonshme që po ndodh në vendin tonë. Ata nuk e ndalin dot votën në kuti. 300 mijë në kuti do ta çajmë sistemin dhe do ta vendosim republikën në shina.”

Lapaj theksoi se angazhimi i tij nuk është thjesht politik, por një mision për t’i dhënë fund pabarazisë, padrejtësive dhe braktisjes së qytetarëve nga shteti.

Ai e quajti këtë rrugë “të shenjtë” sepse, sipas tij, ajo është për fëmijët që largohen nga vendi dhe për të rikthyer vlerat në drejtimin e republikës.

“Rruga jonë është e shenjtë, sepse është rrugë për fëmijët tuaj që të mos ikin jashtë dhe më të mirët të na udhëheqin. Nëse kjo ndodh, republika jonë do të jetë më e mirë.”

Lapaj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e votës si një akt me peshë jetike, që shkon përtej bindjeve politike, dhe që lidhet drejtpërdrejt me rendin, sigurinë dhe drejtësinë në vend:

“Vota për ne është votë për rendin dhe sigurinë, votë për reformën në drejtësi.” Ai u kërkoi qytetarëve që të mendojnë mirë se për kë do të votojnë, duke marrë parasysh jetën e përditshme, sfidat ekonomike dhe largimin e të rinjve nga vendi:

Lexo edhe :  Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 njerëz

“Mendojeni veten, jemi një ditë pas votimeve. Secili nga ju ka çdo katër vite një kuti. Nëse keni qenë pensionist, pasi keni marrë pensionin dhe keni blerë ilaçet, keni telefonuar fëmijët tuaj jashtë, atëherë do të votoni pro apo kundër tyre?”, tha Lapaj. m.p.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV