Ahmed Kalaja nxjerr fotot në rrjet: Ky është i riu që po grabit xhamitë e Tiranës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja ka publikuar në llogarinë e tij pamjet e një të riu që po grabit xhamitë e Tiranës. Siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, i riu mban kapele dhe një maskë kirurgjikale në fytyrë.

Ahmed Kalaja ngre dyshime se hajduti mund të jetë minoren dhe mustaqet të jenë fallco, sepse ai qëllimisht e ul maskën përballë kameras. Megjithatë, nëse rasti do të hetohet nga Policia e Tiranës, mbetet për t’u parë se kush është ai dhe cilat xhami ka grabitur.

“Ky legeni ka vjedhur para pak ditësh edhe arkën e Xhamisë së Laprakës. Mundet të jetë ndonjë minoren me mustaqe fallco. Fakti që zbulon mustaqet para kamerave duket sikur e bën qëllimisht. Ose thjesht s’e duron dot maskën.

Duhet me e përhapur që ta kenë parasysh xhamitë e tjera. Te ne e ka kryer vjedhjen nga ora 9.30 e mëngjesit. Tamam në atë kohë që s’ka punë njeri në xhami”, shkruan hoxha Ahmed Kalaja, duke u bërë thirrje dhe drejtuesve të xhamive të tjera të bëjnë kujdes. m.p.

Të fundit

“Është i shkëlqyer”. Kush është trajneri që admiron kaq shumë Pep Guardiola?

Nuk është hera e parë që ndodh, por komplimentet janë gjithmonë të bukura, veçanërisht kur vijnë nga dikush si...

Eksperti i punësimit: Pagat në Shqipëri kanë qenë faktori i parë pse njerëzit largohen

Edhe ky 1 maj e gjen tregun e punës në vend në mes të një ‘paradoksi’. 6300 vende të lira pune janë shpallur nga...

Rama: E mbani mend kohën kur njerëzit vriteshin poshtë dritareve të Berishës?

Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin 6 milionë dollarë të PD...

LaCivita bisedon me kandidatët demokratë: “Rama si Biden, në SHBA po flitet për PD”

Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin...

Vota e diasporës, dy arsye pse PD nuk mund të pretendojë rezultat të mirë

Deri më sot, mbi 117 mijë shqiptarë nga diaspora kanë dërguar zarfin e votimit në KQZ. Një shifër e lartë në një kohë të...

Lajme të tjera

Web TV