Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në X lidhur me miratimin unanim që PPE bëri për rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri Rama e ka cilësuar këtë rezolutë si një alibi të Partisë Demokratike për humbjen që sipas tij kjo forcë politike do të ketë në 11 maj.
“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”,-shkruan Rama në X. m.p.