Banorët e fshatit i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 jetimë, Bashkia i dërgon në Polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodrës, ku banorët e fshatit kanë përfunduar në Polici sepse kanë vendosur të ndihmojnë një nënë të ve me 3 fëmijë të mitur të ketë një strehë të sigurt. Madje, edhe janë gjobitur nga Bashkia Shkodër.

Një vit më parë tre fëmijët e mitur të moshës 8, 5 dhe 1 vjeç humbën babain e tyre pas një ataku kardiak dhe mbetën të vetëm me nënën, në kushte tmerrësisht të vështira jetese. Ata nuk kishin as një shtëpi të saktë për të qëndruar të sigurt.

Kështu, banorët e fshatit Trush të Bërdicës vendosën që të mbledhin para, të ndihmuar dhe nga këshilli i Xhamisë dhe nisën nga puna për ndërtimin e shtëpisë për familjen Alijahaj.

Siç shihet dhe nga pamjet, kur godina është ngritur në fazën e karabinasë, atje kanë zbarkuar inspektorët e Bashkisë së Shkodrës dhe kanë vendosur të gjobisin banorët për ndërtim të paligjshëm, si dhe kanë referuar materialet në Polici.

Punimet janë ndaluar sepse ligji nuk i lejon banorët të vazhdojnë më tej, për të ngritur një strehë të sigurtë për nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur, të mbetur jetimë, ndaj ata kërkojnë që Bashkia e Shkodrës të tërhiqet nga gjoba dhe vendimi për të zgjidhur rastin me Polici.

Banorët që kontribuan në këtë vepër bamirësie për ndërtimin e shtëpisë në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodër janë të vendosur që ta ndjekin këtë çështje deri në fund edhe përmes protestave deri në ndërtimin e plotë të shtëpisë për familjen Alijahaj me tre fëmijët e mitur./E.S

Të fundit

“Boritë e humbjes u dëgjuan dje”/ Rama ironizon rezolutën e PD në PPE: Mal me broçkulla

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale. Ai e nisi...

Jeruzalemi në flakë, të rinjtë palestinezë djegin çdo gjë pas urdhrit të Hamasit

Izraeli po përballet me një situatë emergjente për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë disa pjesë të vendit, veçanërisht afër Jeruzalemit. Sipas autoriteteve,...

Shkodër/ 58-vjeçari pëson arrest kardiak duke drejtuar makinën, ndërron jetë

Një 58-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi pësoi një arrest kardiak teksa drejtonte automjetin. Njoftimi i policisë Në orët e para të mëngjesit, në...

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje strategjike për mineralet e rralla

Ukraina dhe SHBA-të nënshkruan të mërkurën një marrëveshje të promovuar me forcë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump , e cila do t’u japë...

Tensioni në maksimum, India mbyll hapësirën ajrore për avionët nga Pakistani

India ka njoftuar mbylljen e hapësirës së saj ajrore për të gjithë avionët që lidhen me Pakistanin, përfshirë edhe fluturimet komerciale. Vendimi, i cili hyn...

Lajme të tjera

Web TV