Berisha nga Astiri: Do i japim fund urrejtjes së Ramës për ju, s’ka kopshte e çerdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të martë një takim me banorët e Njësisë nr. 14 në Tiranë, ku u prezantuan kandidatët e koalicionit opozitar “PD – Shqipëria Madhështore”.

Ai akuzoi qeverinë se e ka lënë këtë zonë në harresë. Berisha premtoi se, me ardhjen në pushtet, këto problematika do të trajtohen me përparësi dhe se situata do të ndryshojë që në 100 ditët e para.

“Unë jam këtu sot, sepse me ardhjen në pushtet do të adresohen me emergjencë problemet që janë krijuar nga urrejtja e Edi Ramës ndaj kësaj zone do të jetë përparësi.

Kjo zonë kaq e madhe pa asnjë kopsht dhe çerdhe do të thotë të kesh urrejtje për fëmijët, të lësh një popullatë kaq të madhe pa shkollë do të thotë se urren fëmijët. Po Edi Rama nuk habit njeri, sepse ai këtë qëndrim mban edhe ndaj atyre të rinjve dhe të rejave që përballen me sëmundje në spitale që ministrave dhe drejtorët e tij i lanë pa ilaçe dhe i lanë në mëshirë të sëmundjes. Kjo situatë do të marr fund brenda 100 ditëve të para’, tha ai.

Berisha tha se Kongresi i Partisë Popullore Europiane votoi rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme PD-së.

“Përshëndetjet më të përzemërta ju sjell ju qytetareve dhe qytetarëve të Astirit, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane në të cilin u fol për ju më shumë se për të gjithë të tjerët. Në Valencia 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës tuaj”.

Lexo edhe :  1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu

“Votuan rezolutën në të cilën dënohej me ashpërsinë më të madhe Edi Rama. Votuan rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme opozitës shqiptare dhe PD-së. Ju jepet ju mbështetja më e madhe që keni pasur ndonjëherë që nga themelimi i kësaj partie. Miq, qëndresa juaj, angazhimi juaj, përmbysja që po i bëni narkodikaturës, po jehon në Europë dhe në botë”, tha ai. m.p.

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV