Deklaroi se është transgjinore, vajza e Robert De Niros rrëfen sfidat gjatë rritjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Airyn De Niro, vajza e aktorit të famshëm Robert De Niro dhe aktores Toukie Smith, ka dalë publikisht si transgjinore në një intervistë të fundit për revistën Them.

29-vjeçarja ka ndarë për herë të parë rrugëtimin e saj personal, sfidat gjatë rritjes dhe përpjekjet për të ndërtuar një identitet të shëndetshëm në një botë plot paragjykime.

“Jam e dukshme, por nuk ndjej se më kanë parë vërtet”, shprehet Airyn në intervistën ku flet hapur për përvojat e saj me dismorfizmin trupor dhe presionin për të përmbushur standardet e bukurisë.

“Gjithmonë më thonin që isha shumë e madhe, jo mjaftueshëm e hollë, shumë femërore, jo mjaftueshëm mashkullore. Kurrë nuk më kanë thënë ‘je mirë kështu siç je’”, ka thënë 29-vjeçarja.

Airyn, e cila ka nisur terapinë hormonale në nëntor të vitit 2024, thotë se është frymëzuar nga nëna e saj dhe nga gratë me ngjyrë që kanë thyer barriera në shoqëri. Ajo synon të jetë një zë për vajzat transgjinore me ngjyrë dhe për ata që nuk përputhen me imazhin tipik të “heroina chic” apo trupave super të hollë.

“Do të doja të frymëzoja qoftë edhe një person si unë, që është me ngjyrë, që është queer,” shprehet ajo.

Në lidhje me pretendimet se është një “nepo baby” (fëmijë i famshëm me privilegje në industri), Airyn thekson se nuk është rritur në botën e famës:

“Babai im na mbështeti për të gjetur rrugën tonë. Nuk u rrita duke marrë role në filmat e tij apo duke shkuar në premiera. Ata u përpoqën të më jepnin një fëmijëri sa më normale”.

Pavarësisht sfidave, Airyn shfaqet sot më e fortë, më e ndërgjegjshme për veten dhe e gatshme të ndihmojë të tjerët që po kalojnë të njëjtin udhëtim./E.S

Të fundit

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara ka kritikuar pushtetin lokal për moskrijimin e lehtësirave infrastrukturore për ekipet zjarrfikëse. “Strukturat e...

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte dërguar nga Ditrih Ekart për...

Lajme të tjera

Web TV