Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditë më parë në Fier, ku një 55-vjeçar u arrestua nga blutë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së tij 5-vjeçare.
Arrestimi i shtetasit Vladimir Gjata u bë i mundur pas denoncimit të bërë nga nëna e vajzës. Lidhur me këtë ngjarje ka folur kjo e fundit duke treguar më tepër detaje. Për emisionin “Me zemër të Hapur”, e reja pohoi se me babain e 5-vjeçares janë divorcuar dhe e kishte lënë vajzën për pak kohë në shtëpinë e tij, derisa të rregullonte disa punë.
Ajo tregoi më tej se në momentin kur dhe kishte takuar vajzën, kjo e fundit i kishte rrëfyer se gjyshi e kishte ngacmuar.
“Unë e kam takuar vajzën pasi nuk po ndihesha mirë. Ajo më tha se gjyshi e kishte ngacmuar dhe kam shkuar të bëjë denoncimin në polici. Kisha rreth 6 muaj pa e takuar vajzë. Unë kur e kam takuar, nuk ka treguar shumë gjëra pasi ish-bashkëshorti ishin prezent. Kam kohë që jam ndarë me të. Unë nuk kam braktisur vajzën, e kam lënë tek babai i saj sa të rregulloja disa punë. Unë e kam njohur ish-partnerin që në moshën 13 vjeçare”, tha ajo, ndërkohë që më tej vijoi me akuzat për ish-vjehrrin e saj, duke thënë se ai e kishte ngacmuar edhe vetë atë, madje dhe nënës e saj, duke bërë disa veprime të pahijshme.
“Me vjehrrin ka ndodhur edhe shumë gjëra të tjera më përpara. Ai më ka ngacmuar edhe mua , hipte sipër meje. Edhe mamin tim e ka ngacmuar, duke e fërkuar nga kofshët. Unë i kam treguar edhe ish-bashkëshortit, por ai nuk më besoi por më goditi. Unë u ndava prej tij se ai ishte shumë i dhunshëm. Kur jam ndarë me ish-partnerin babai im më kërcënoi se do më vriste, dhe filluan edhe debatet. Kam punuar edhe në taksi, edhe një ditë ai më përdhunoi në një hotel. Më vonë një muaj më përdori për prostitucion. Ish-vjehrra nuk e beson se ka ndodhur kjo gjë. Unë kam parë edhe disa foto dhe video ku duket se vajza kishte disa të skuqura në lëkurë”, përfundoi ajo.
Ndërkohë që këto deklarata u hodhën poshtë nga ish-bashkëshorti i saj dhe babai i 5-vjeçares. Për po të njëjtin emision ai ka deklaruar se e gjithë kjo ngjarje është sajuar nga ish-partnerja e tij, me qëllim për t’i marrë kujdestarinë e vajzës.
“Kjo çështje është delikate dhe e rëndë. Mendoni që nëse do të dyshoja që im atë e ka bërë një gjë të tillë do të shkoja ta takoja? Më vjen keq që ende ka dyshime por nuk di si ta shpjegoj më tepër që unë kam emrin babai i vajzës, por në kujdes në të vërtetë rolin e kryer im atë, aq shumë është kujdesur për të.
Dy ditët e para vajza e kishte pak të rëndë mungesën e tim ati sepse ka 3 vite që ajo fle vetëm me të. Babai e ka time bije pjesë të shpirtit, më thoshte le të më fusnin në burg por jo për këtë punë. Vajza nuk po më shkon as në kopsht pasi rutina e saj ka ndryshuar.
Anën e kam njohur kur sapo kishte bërë 14 vjeç, ndërsa unë isha 21 vjeç. Ana më ka futur dikë tjetër në shtëpi. Ime motër nuk i duronte dot më ato që Ana bënte dhe iku u fejua në fshehtësi. Më vonë mi ka treguar të gjitha. Kur unë shkoja në shtëpinë e prindërve të saj. Ana më tregonte disqe me përmbajtje pornografike që i kishte parë që 10-12 vjeç.
Vetëm 6 muaj pas fejesës ajo më ka tradhtuar në shtëpinë time, që edhe sot kur i shoh shkallët e shtëpisë më kujtohet. Më tradhtoi me një 50-vjeccar, në moshën e babait të saj”, ka thënë ai./E.S