Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar ari në tokën e tij, me vlerë rreth 4 miliardë euro. Zbulimi ndodhi teksa ai po ecte përgjatë një përroi në fermën e tij dhe vuri re një shkëlqim të pazakontë në ujë. Pasi hoqi pak dhe, gjeti copëza ari që më vonë rezultuan pjesë e një thesari të madh.

Megjithatë, gëzimi i Dupont nuk zgjati shumë. Sipas ligjit francez, gjithçka që ndodhet nën sipërfaqen e tokës është pronë e shtetit, dhe jo e pronarit të truallit. Menjëherë pas publikimit të lajmit, autoritetet shtetërore ndërhynë duke pezulluar çdo aktivitet në zonë dhe njoftuan se vetëm qeveria ka të drejtë të ndërmarrë gërmime dhe shfrytëzim të pasurive nëntokësore.

Përpara se të fillojë ndonjë punim, qeveria është e detyruar të kryejë studime mjedisore për të vlerësuar ndikimin në ekosistem. Zona në fjalë ndodhet në një hapësirë rurale me vlera të larta ekologjike, ndaj çdo ndërhyrje duhet të jetë në përputhje me rregullat për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore./e.t

Të fundit

Duolingo po pushon nga puna stafin, inteligjenca artificiale do ta bëjë punën

Duolingo gradualisht do të ndalojë së përdoruri punonjës të pavarur për detyra që mund të trajtojë inteligjenca artificiale, sipas...

“Rriten krimet kibernetike”/ Në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

Veprat penale u ulën në vitin 2024 por krejt e kundërta ka ndodhur me autorët e dyshuar që u rritën me 1.4%. Instituti i Statistikave...

“Të armatosur deri në dhëmbë!”/ Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve...

“Rinovon” Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë edhe për 1 vit

Pak ditë më parë lajmi se skiatorja Lara Colturi  kishte shprehur dëshirën që të garonte në të ardhmen për Italinë, trazoi ambjentin në vendin...

Nis edicioni i 5 i Turneut Universitar të Sportit, pjesmarrës 1200 studentë

Me pjesëmarrjen e 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit, ka nisur në Tiranë, edicioni i 5-të i turneut Universitar të Sporteve. Të rinjtë përveç leksioneve...

Lajme të tjera

Web TV