I dënuar në Itali me 24 vite burg, arrestohet 57-vjeçari i akuzuar për trafik kokaine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 57-vjeçar shqiptar i dënuar në Itali me 24 vite burg është arrestuar nga policia shqiptare në Lushnje. Bëhet fjalë për Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 42”.

Policia e Shtetit thotë se 57-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 – 130 kg, në Caserta, Itali.

Njoftimi:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 42”.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Lushnjë, 57-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 42”, lokalizuan në Lushnjë, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 – 130 kg, në Caserta, Itali.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./E.S

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV