I dënuar përjetë, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi ‘41 bis’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër “41 biss”, ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetor të vitit 2024 me vendim të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.

Mësohet se vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani në seancën e kësaj të mërkure në orën 10:00.

Ai u dënua nga GJKKO muajin e kaluar me burgim të përjetshëm si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë. Ngjarja e rëndë u rigjykua sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë. Përveç Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari si dhe Shkëlqim Protoduari, si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.

Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë. Ai ishte shprehur se ishte dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor. Marashi deklaronte se dënimin dhe akuzat i kishte mësuar pasi ishte ekstraduar në Shqipëri, teksa i ka mohuar ato.

Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej./E.S

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV