Izoluan veten dhe fëmijët për më shumë se 3 vite pas Covid, prangoset çifti gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia spanjolle arrestoi sot një çift gjerman që jetonin në izolim për më shumë se tre vite në Oviedo, në veriperëndim të Spanjës.

Fëmijët, një 10-vjeçar dhe vëllezërit e tij binjakë, të dy tetë vjeç, nuk ndiqnin shkollën, ishin “të lënë pas dore” dhe jetonin “në mjerim” aty ku mediat spanjolle e quajnë një “shtëpi tmerresh”.

Policia u njoftua për situatën nga një fqinj i familjes më 14 prill. Kur policia shkoi në shtëpi, ata zbuluan se atje nuk jetonte vetëm një burrë, siç u tha në zyrën e gjendjes civile: kjo u dëshmua edhe nga “shumë blerje” që u dorëzuan në hyrjen e jashtme.

Sipas fqinjëve, askush nuk doli kurrë nga kjo shtëpi, e cila ishte marrë me qira në tetor 2021, gjatë pandemisë Covid-19.

Prindërit, një burrë gjerman dhe një grua gjermano-amerikane, kishin grumbulluar një sasi të madhe ilaçesh, tha policia, duke përmendur edhe problemet e “higjienës” dhe kushtet e jetesës.

“Ne të gjithë u prekëm nga Covid-19 dhe gjithçka që pasoi. Mund të hamendësojmë disi se çfarë mund ta ketë çuar një familje të mbyllet në atë mënyrë për një kohë kaq të gjatë. Fakti që ata mbanin maska, mund të konsiderohet një anekdotë… apo jo”, shpjegoi inspektori i policisë Francisco Javier Lotano García.

Autoritetet spanjolle shpresojnë që hetimi do të zbulojë “si arritën këtu dhe cili ishte motivimi i tyre për të jetuar në Spanjë”, shtoi ai.

Sipas mediave spanjolle, të gjithë fëmijët mbanin pelena dhe nga tre maska ​​kirurgjikale në fytyrë. Babai i familjes i kërkoi policisë të vishte maska ​​para se të hynte në shtëpi për hetim./E.S

Të fundit

Bënte manovra të rrezikshme në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ 43-vjeçari

Pak ditë më parë një video qarkulloi në rrjetet sociale, ku drejtuesi i një automjeti tip ‘Range Rover’ kryente...

Donald Trump: Unë do ta rregulloj çështjen Kosovë-Serbi, Biden mori vendime idiote…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, teksa ka thënë se paraardhësi i tij në detyrë, Joe Biden,...

Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt e Trojës brenda

Preç Zogaj, Liberale BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë komplementare në mbështetje të Shqipërisë drejt një demokracie funksionale ku liritë dhe sundimit i ligjit shkojnë...

Ishte duke bërë zhytje, gomonia plagos 46-vjeçarin në Gjipe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjipesë në Himarë, ku një 46-vjeçar, banues në Gjermani, ka mbetur i plagosur nga një...

Populli apo Berisha, kush e ka fajin?

Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu kanë disa ditë që zhvillojnë një seri replikash me njëri-tjetrin. I pari ngulmon me tezën e tij se askush...

Lajme të tjera

Web TV