Kontrata e lobimit, Kulluri: Kështu është kur partia përfundon në duart e Flamur Nokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrata e lobimit 6 mln dollarë e PD-së me kompaninë amerikane “Continental” me pagesë gjoja nga “shqiptarë patriotë” është edhe produkt i pasojës kur partia përfundon në duart e një njeriu si Flamur Noka.

Ky ishte konkluzioni i komentit që bëri Edvin Kulluri, themelues i “Djathtas 1912” dhe kandidat në qarkun e Vlorës për koalicionin “Djathtas për Zhvillim” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I ftuar në emisionin “Studio Live” të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, ai tha:

“Pushteti i tepërt prodhon korrupsion. Nuk i besoj përallat me patriotë dhe qytetarë shqiptarë, po të kishte patriotë do na i jepnin neve 6 mln dollarë. Çështja është e qartë, Shqipëria ka informalitet të lartë dhe mungesë ligjshmërie e institucionesh. Shifra është shumë e lartë. Kujtoj edhe batutën e mikut tim Zekthi në lidhje me kontratën e lobimit në debatin me Belind Këlliçin. I tha se: “Për tërmetin shqiptarët e Amerikës mblodhën 700 mijë dollarë, kurse për PD-në dhe Berishën u mblodhën 6 mln dollarë!”

Dhe më tej iu përgjigj akuzave që ishin bërë nga drejtuesit e PD-së ndaj përfaqësuesve politikë të “Djathtas” kohët e fundit, si “të shitur”.

“E kupton se ku ka arritur, ku gjenden këto para për partinë? Kështu është kur partia përfundon në dorën e Flamur Nokës! Meqë Noka ka thënë se ne të Djathtas jemi të shitur. Jo për gjë, se po të ishim ne të shitur do i kishim gjetur dhe paguar ne ato 6 mln dollarë dhe jo PD. Të mos shkoj më tej”, vijoi Kulluri komentin e tij.

Në lidhje me koalicionet paszgjedhore nëse do të fitonin mandate deputetësh më 11 maj, ai sqaroi se do bashkoheshin për qeverisje vetëm me parti të djathta, madje edhe me PD-në, por me kushtin e vetëm që të mos ishte Sali Berisha kryeministër apo në drejtim.

Lexo edhe :  Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

“Votat tona i bashkojmë vetëm me të djathtën, përfshi edhe PD-në, por me këtë të fundit vetëm me një kusht: Sali Berisha jo në krye të saj dhe as kryeministër. As ai dhe as Rama në qeveri. E kemi bërë të qartë dhe kemi këtë mision”, u shpreh Kulluri për Report Tv.

Rreth problematikave të fushatës elektorale apo nëse ka kërcënime e presione për blerje votash ndaj qytetarëve, ai tha se në Vlorë, ku dhe kandidon, nuk ekzistonte kjo problematikë.

Kulluri përshëndeti përfshirjen e SPAK me Task-Forcën për monitorimin e zgjedhjeve, pasi ashtu sikurse ligji i dekriminalizimit, ishte e nevojshme.

“Në Vlorë nuk ka kërcënime për votën, orientimin e saj, sepse në Vlorë nuk ke mundësi, ta japin përgjigjen shumë shpejt. Deri tnai nuk ka pasur problematika. Elbasani ka shfaqur problematika kriminaliteti në zgjedhje. Vetëm një meritë ka Lulzim Basha, ligjin e dekriminalizimit dhe që është e vërtetë. Dhe hyrja e SPAK në zgjedhje me kontrollin ndaj blerjes së votës është pozitiv, SPAK ka prerëlidhjet e Ramës me krimin për zgjedhjet. Ka 65 mijë militantë të PS që i janë shtuar administratës aktualisht vetëm për zgjedhje dhe marrin rrogën qyl për katër vite. Po t’u jepet penzioneve kjo para rriten me të paktën 70 mijë lekë”, nënvizoi kandidati i ‘Djathtas për Zhvillim’. m.p.

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV