Ku përfundoi fleta e votimit? 6 emigrantë shqiptarë marrin bosh zarfin nga KQZ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka njoftuar se ka ridërguar fletët e votimit për 6 emigrantë, të cilëve zarfet iu dorëzuan bosh. Këto fletë votimi janë dërguar përkatësisht në shtetet në Itali, Gjermani, Francë, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas vendimit, në zarfin B të ridërguar do të vendoset një QR Code i ri, i ndryshëm nga ai i mëparshmi, për të garantuar sigurinë dhe identifikimin e saktë të procesit. Rasti i ridërgimit do të shënohet në një procesverbal të veçantë nga Drejtoria e Votimit nga Jashtë, i cili më pas do të dorëzohet në protokollin zyrtar të KQZ-së.

“Ridërgimin e dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. QR Code i cili vendoset në zarfin B që do t’ju dërgohet këtyre zgjedhësve, duhet të jetë i ndryshëm nga ai që përmbante zarfi B i dërguar më parë. Për këta zgjedhës do të administrohet vetëm dokumentacioni zgjedhor i ridërguar.

Drejtoria përgjegjëse për votimin nga jashtë shënon rastin në një procesverbal të veçantë, të cilin e depoziton në protokollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”-, thotë KQZ. m.p.

Të fundit

“9 mijë euro metri te kulla e Zenit, do nxjerrin 6 mln e SHBA!”

Tek kulla që po ndërton Shkëlzen Berisha në qendër të Tiranës, kanë nisur shitjet. Aktivistja Evi Kokalari, me ironi shkruan se...

VIDEO: Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit në Klos

Prej dy ditësh po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit...

Mitingu i Berishës në Peshkopi, shoferi humb kontrollin dhe përplas efektivin

Aksident i rëndë në dalje të qytetit të Peshkopisë. Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda...

Rama “urdhër” demokratëve: Kush nuk na voton ne, të rrijë në shtëpi më 11 maj!

Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi PD, pasi e kishte ndjerë...

Analiza – Tiranë, Korçë dhe Vlorë, cilat janë rezultatet e pritshme të 11 majit?

11 maji po afron dhe ethet e zgjedhjeve parlamentare veçse shtohen. Televizionet kombëtare sonte do të paraqesin sondazhet e fundit, ku do të jepen...

Lajme të tjera

Web TV