Proda takon Këshillin e Prindërve të Tiranës, lë porosi për shtimin e policëve në shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka pritur në një takim të rëndësisë së veçantë Këshillin e Prindërve të Tiranës.

Objektivi i takimit ishte diskutimi dhe marrja e masave, për koordinimin më të mirë të zinxhirit të përgjegjësive, me qëllim përmbushjen e një prej prioriteteve absolute të punës së Policisë së Shtetit, garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Disa nga temat e diskutuara gjatë takimit ishin:

-siguria e nxënësve në ambientet e shkollës dhe përreth saj;

-siguria rrugore përreth shkollave;

-siguria kibernetike dhe mbrojtja e fëmijëve, online;

-garantimi i sigurisë gjatë aktiviteteve sociale, në të cilat janë të përfshirë fëmijë dhe të rinj.

-bashkëpunimi midis komunitetit të prindërve dhe Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë takim dhe rekomandimet e përcjella nga Këshilli i Prindërve të Tiranës, pasi kishin të bëjnë me sigurinë e fëmijëve, të cilët janë e ardhmja e vendit.

Proda garantoi Këshillin e Prindërve të Tiranës, se strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, janë maksimalisht të angazhuara për të bashkëpunuar dhe për të koordinuar veprimet me të gjithë aktorët e zinxhirit të sigurisë në shkolla.

“Policia e Shtetit e ka prioritetet sigurinë në shkolla. Policia vlerëson maksimalisht çdo konflikt, edhe ato të vogla ndërmjet bashkëmoshatarëve, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë, drejtuesit e shkollave dhe patjetër, me bordet e prindërve që kanë një rol thelbësor në këtë proces.

Kam dhënë porosi të veçantë që pavarësisht ngarkesës që kanë shërbimet policore, të intensifikojnë monitorimet në shkolla, sidomos gjatë javëve të fundit të mësimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë, punonjësit socialë dhe me policitë bashkiake”, është shprehur Ilir Proda./E.S

Të fundit

Çudirat e Partisë Demokratike, kandidati për deputet me kartelë nga Spitali Psikiatrik

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se një kandidat për deputet i Aleancës për Shqipërinë Madhështorë ka pasur...

“Alibia e humbjes ka filluar”, Rama tallet për rezolutën e PD për zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në X lidhur me miratimin unanim që PPE bëri për rezolutën e propozuar nga...

Ahmed Kalaja nxjerr fotot në rrjet: Ky është i riu që po grabit xhamitë e Tiranës!

Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja ka publikuar në llogarinë e tij pamjet e një të riu që po grabit xhamitë...

William dhe Kate festojnë 14 vjet martesë me një udhëtim romantik në Skoci

Fotografia e zgjedhur nga Princi William dhe Princesha Kate për të festuar 14-vjetorin e martesës së tyre, flet vetë. Të kthyer me shpinë, në...

Ndarja është fakt! Gjesti publikon momente nga Tirana dhe… Egli nuk shfaqet në video

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka ndarë disa video në rrjetet sociale ku shihen momentet që këngëtari po kalon në Tiranë. Gjesti...

Lajme të tjera

Web TV