Pak ditë më parë lajmi se skiatorja Lara Colturi kishte shprehur dëshirën që të garonte në të ardhmen për Italinë, trazoi ambjentin në vendin tonë duke shkaktuar shumë zhurmë, por ditën e sotme ka qenë Federata Shqiptare e Sikive që ka dhënë lajmin se është arritur marrëveshja që Colturi të garojë për flamurin tonë kuqezi, për të paktën edhe 1 vit tjetër.
Sipas njoftimit të federates, për momentin po punohet për detajet e kontratës së re, por ajo që mund të thuhet mesiguri tashmë është që Lara Coulturi do të përfaqësojë në garat ndërkombëtare Shqipërinë edhe në sezonin 2025-2026./E.T