Shkatërruan lokalin për ta plaçkitur, kamerat tradhtojnë 2 hajdutët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tentuan plaçkitjen e një lokali gjatë natës duke thyer xhamat, me qëllim vjedhjen e xhiros ditore, arrestohen nga policia 2 të dyshuarit, njëri prej të cilëve me dy identitete.

Të arrestuarit janë Gjergj Gjoka, 65 vjeç dhe Besjan Dervishi, alias Besjan Tusha, 38 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë-Gjormë, kurse policia konfirmoi sot (aksionin), duke publikuar edhe pamjet e sulmit nga personat me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve dhe të arrestimit të tyre.Denoncimi ishte bërë nga vetë pronari i subjektit A. I., se 2 persona i kishin thyer xhamin e lokalit të tij, me qëllim vjedhjen.

Pas pamjeve të siguruara u bë identifikimi i agresorëve dhe më pas lokalizimi dhe prangosja e tyre.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gj. Gj., 65 vjeç dhe B. D. alias B. T., 38 vjeç, të dy banues në Kurbin”, njoftoi policia vendore.

Policia sqaroi se po vijojnë hetimet për të zbuluar krime të tjera të kryera nga të dyshuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “shkatërrimi i pronës”./E.S

Të fundit

Stërvitja ‘Defender 2025’ zbarkon në Bizë, FA demonstron forcën me FSK-në

Stërvitja shumëkombëshe e udhëhequr nga SHBA, “Defender Europe 2025”, 2 ditë nga fundi në fazën e saj “Immediate Response”,...

“Më shumë se një ndeshje futbolli”/ Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull special ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nga ndeshja e Beogradit,  deri tek pajisjet anti-dron në...

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve Bannon, qe shprehur për Corriere della Sera se “Elon...

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi

Shefi i komisariatit të Himarës, Neritan Buzi ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihen ende arsyet se pse Buzi dha dorëheqjen nga drejtimi i komisariatit të Himarës. Neritan...

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman...

Lajme të tjera

Web TV