Barcelona sot pret Interin në përballjen e parë të gjysmëfinaleve të tyre në Champions League. Sfida e parë luhet në Barcelonë, aty ku zikaltrit do të tentojnë të sfumojnë supremacinë e katalanasve si Pedri dhe Yamal.
Barcelona dhe Interi nuk luajnë vetëm për suksesin sportiv, por edhe për çmimin e madh për arritjen në finalen e Mynihut.
Shifra që siguron UEFA është 20 milionë euro. Deri tani, ekipi i Hansi Flick ka arritur të grumbullojë 115 milionë euro, kurse Interi 106 milionë euro.
Kush fiton edhe finalen, shton 7 mln euro të tjera në llogari. m.p.