“Të armatosur deri në dhëmbë!”/ Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve të fundit, në një mision që mund ta çojë në përplasje me forcat ushtarake të Kinës.

Anija 65 mijë tonëshe, më e madhja që Britania ka ndërtuar ndonjëherë, ka mbërritur në Mesdhe e shoqëruar nga tetë anije të tjera të flotës britanike dhe aleate. Në mesin e eskortës janë nëndetësja bërthamore HMS Astute, luftanija HMS Dauntless, fregata anti-nëndetëse HMS Richmond, si dhe dy anije furnizimi, RFA Tideforce dhe RFA Tidespring.

Formacioni u pasurua edhe me pjesëmarrjen e fregatës spanjolle Méndez Núñez, si dhe anijeve norvegjeze HNoMS Maud dhe HNoMS Roald Amundsen. Flota britanike do të zhvillojë stërvitje dhe operacione me aleatë në Mesdhe, Lindjen e Mesme, Azi dhe Australi deri në dhjetor.

Misioni “Operation Highmast”, i drejtuar nga Komodori James Blackmore, përfshin 4,500 efektivë britanikë dhe shënon dislokimin e dytë të Grupit të Goditjes së Aeroplanmbajtëses (CSG). Gjatë rrugës, pritet të kalojë përmes Detit të Kuq – ku Houthit e Jemenit kanë sulmuar anije – dhe ndoshta edhe në ngushticën e Tajvanit, një veprim që mund të provokojë Kinën.

Në bord ndodhen 18 avionë luftarakë F-35B, helikopterë anti-nëndetëse dhe dronë të teknologjisë së fundit. Komandanti i anijes, Kapiten Will Blackett, deklaroi: “Jemi gati për çdo skenar – kjo anije përfaqëson fuqinë detare britanike në maksimumin e saj.”

Operacioni synon të dërgojë një mesazh të qartë për vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur rendin ndërkombëtar dhe aleatët në Indo-Paqësor./E.T

Të fundit

Ahmed Kalaja nxjerr fotot në rrjet: Ky është i riu që po grabit xhamitë e Tiranës!

Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja ka publikuar në llogarinë e tij pamjet e një të...

William dhe Kate festojnë 14 vjet martesë me një udhëtim romantik në Skoci

Fotografia e zgjedhur nga Princi William dhe Princesha Kate për të festuar 14-vjetorin e martesës së tyre, flet vetë. Të kthyer me shpinë, në...

Ndarja është fakt! Gjesti publikon momente nga Tirana dhe… Egli nuk shfaqet në video

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka ndarë disa video në rrjetet sociale ku shihen momentet që këngëtari po kalon në Tiranë. Gjesti...

Trump gati të padisë në gjykatë New York Times: Tentuan të përfshiheshin në zgjedhje

Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po “shqyrton me kujdes” mundësinë e paditjes së gazetës New York Times, e cila, sipas tij,...

Sondazhi: Qytetarët e Tiranës duan Ramën për kryeministër, Berisha vetëm 23%

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia...

Lajme të tjera

Web TV