Trump gati të padisë në gjykatë New York Times: Tentuan të përfshiheshin në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po “shqyrton me kujdes” mundësinë e paditjes së gazetës New York Times, e cila, sipas tij, mund të shpallet fajtore për “ndërhyrje dhe përfshirje në zgjedhje”.

Duke kujtuar veprimet e tij ligjore kundër mediave të tjera, veçanërisht rrjetit televiziv privat CBS, presidenti amerikan shtoi në një mesazh në platformën Truth Social se ” Ne York Times duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e tyre potencialisht të paligjshme”.

Ky është një tjetër sulm ndaj mediave presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i ka shënjestruar ato vazhdimisht që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar dhe shpesh i përshkruan gazetarët si “armiq të popullit”.

Këtë javë, miliarderi nga New Yorku sulmoi mediat kryesore amerikane, përfshirë New York Times, Washington Post dhe ABC News, pasi ato publikuan sondazhe që tregonin se pëlqyeshmëria e tij po binte. Ai tha se ato ishin “të sëmura” dhe se do të jenw shënjestra e një hetimi për “mashtrim zgjedhor”.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë kufizoi aksesin për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press (AP) sepse ajo përvetësoi emrin “Gjiri i Amerikës”, siç kërkohet nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump, në vend të Gjirit të Meksikës./E.S

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV