Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa hetimet vijojnë të tjera detaje po dalin lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 27 prillit, ku në dalje të banesës së tij në Vlorë u ekzekutua me tre plumba, Rustem Hoxhaj.

Lidhur me këtë ngjarje policia deri më tani ka vënë në pranga Eris Mehmetajn, i cili dyshohet se i ka siguruar automjetin autorit të vrasjes së 58-vjeçarit. Gjithashtu, janë publikuar edhe pamjet e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, para se të ekzekutonte Hoxhajn dhe pas.

Në videon e publikuar më herët, vrasësi i dyshuar i 58-vjeçarit shihej teksa pasi kishte kryer vrasjen, largohej nga vendi i ngjarjes me ecje të lehtë dhe xhepa në duar. Në dukje të parë ai shihej i pashqetësuar dhe është përpjekur që të mos tërheqë vëmendje.

Madje, për t’i shpëtuar identifikimit ky shtetas kishte përdorur fytyrë silikoni si dhe bark artificial.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Rustem Hoxhaj njihej nga të gjithë si një njeri i thjeshtë dhe që nuk kishte probleme me askënd. Të shumta janë pistat që po qarkullojnë lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë thuhet se urdhri për ekzekutimin e tij ka ardhur nga Dubai, nga një grup i strukturuar kriminal.

Gjithashtu, mësohet se 58-vjeçari ka qenë komshi me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur në botën e krimit në qytetin e Vlorës, por dhe më tej.

Raportohet se Hoxhaj ka qenë edhe roje i banesës së Sinomatit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, aty ku dhe viktima kishte banesën.

Kujtojmë se Sokol Sinomati nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe mediat. Emri i tij u lakua edhe vitin që lamë pas, ku mbrëmjen e 7 janarit i ekzekutuan në ballkonin e banesës të birin vetëm 23-vjeç, Gëzim Sinomatin.

Sinomati njihet si anëtari i bandës së Gazment Brakës alias “Gaxhai” në vitin 1997 në Vlorë. Ky i fundit ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”.

Në moshën 27-vjeçare, në vitin 2000, ai tronditi qytetin e Vlorës, duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos.  Sinomati zbriti nga makina e tij tip “Benz”, dhe qëlloi në mes të ditës me breshëri automatiku ndaj  Nuhos, në atë kohë 29 vjeç.

Ky i fundit ishte i armatosur, dhe prandaj i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje duke qëlluar me pistoletë teksa qëndronte i ulur brenda në lokal. Fatkeqësisht, vdekjen e gjeti një i pafajshëm, Luigj Xhafa, kalimtar i rastit, edhe pse shënjeshtër ishte Nuho.

Sinomati më  3 janar të 2000  përfundoi në burg. Pasi përfundoi dënimin, në 2017 u largua drejt Belgjikës aty ku dhe u arrestua në vitin 2021 për çështje droge, Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Shqipëri, pasi akuzohej për një ngjarje të ndodhur në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Si ndodhi vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit:

Ekzekutimi i 23-vjeçarit pabesisht me snajper në ballkonin e shtëpisë duke pirë cigare tronditi një vit më parë qytetarët e Vlorës dhe vendit. Asokohe u tha se qitja me snajper u bë nga automjeti tip “BMË” që më pas u gjet i i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës, në lagjen “24 Maji”.

23-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili u qëllua me snajper në Vlorë mbrëmjen e 7 janarit, nuk ishte një person i panjohur për policinë. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, por u vra pabesisht teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.

Ai kishte vetëm një muaj në Vlorë pasi i kishte vdekur gjyshja. I riu do të priste që dhe i ati të dilte nga burgu dhe më pas të largohej drejt Belgjikës./E.S

Urdhri i vdekjes iu “pre” nga kriminelët në Dubai! Rustem

Të fundit

“Do vazhdojmë punën me çështjen e pronësisë”- Rama batuta me Tavon në Himarë: Je qejfli!

Gjatë fjalës së tij në çeljen e sezonit turisitik në Himarë, kryeministri Edi Rama është ndalur te çështja e...

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane 2026, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane DV 2026, mund të kontrollojnë nëse janë shpallur fitues në faqen e lotarisë amerikane në...

U mbyll me urdhër të Trump/ VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të rinisë transmetimin e programeve javën e ardhshme,...

Pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, kryekomisioneri i KQZ-së zbulon detajet

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli në “Shqipëria Live” për procesin zgjedhor të 11 majit, përfshirë atë që po ndodh me votën e diasporës. Ai...

Pasaportë amerikane përmes lindjes? Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron abuzuesit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë lidhur me keqpërdorimin e vizave turistike nga prindër të huaj që...

Lajme të tjera

Web TV