1 Maji, Dita e Punëtorëve, Kujtesë e Luftës për Dinjitet dhe të Drejta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, më 1 Maj, bota shënon  Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një datë me rëndësi historike që shënon përpjekjet, sakrificat dhe solidaritetin e klasës punëtore në mbarë globin. Kjo ditë, e lindur nga lëvizja punëtore amerikane në fund të shekullit XIX, ka rrënjë në ngjarjet tragjike të “Haymarket”-it në Çikago, ku punëtorët kërkuan për herë të parë zyrtarisht vendosjen e një orari pune 8-orësh.

Lëvizja nisi në vitin 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve shpalli se, duke nisur nga 1 maji 1886, të gjithë punëtorët duhet të punonin jo më shumë se tetë orë në ditë. Ky vendim shkaktoi një valë grevash që kulmoi në protestat e mëdha të Çikagos, ku u hodh një bombë gjatë një tubimi dhe më pas u ekzekutuan katër prej drejtuesve të lëvizjes, përfshirë August Spies, i cili me fjalët e tij të fundit la një mesazh të paharruar: “Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme se zëri që ju po mbytni sot.”

Tri vite pas kësaj ngjarjeje, në vitin 1889, Internacionalja e Dytë Socialiste në Paris vendosi që 1 Maji të shënohej çdo vit si dita e solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve, duke e kthyer këtë datë në një simbol të përbashkët të luftës për të drejta, dinjitet dhe kushte të drejta pune.

Sot, më shumë se një shekull më vonë, 1 Maji mbetet një thirrje për drejtësi sociale, mbrojtje të të drejtave të punonjësve dhe respekt për ata që me mundin e tyre ndërtojnë shoqërinë./e.t

Të fundit

Egli nuk humbet kohë, ‘rrëmben’në Top Channel moderimin e këtij formati? (Foto)

Pjesëmarrja në BBVA i ka hapur disa dyer të reja Egli Takos. Përpos muzikës ku ajo është rikthyer me...

Lamine Yamal ‘tërbon’ edhe Haalandin: Ky djalë është i jashtëzakonshëm

Lamine Yamal shkëlqeu kundër Interit, paçka se Barcelona barazoi 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Ylli 17-vjeçar i Barçës ‘vodhi’ vëmendjen me paraqitjen e...

Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet

Shkollat janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar pasi kryeqyteti i Zelandës së Re, Wellington, u godit nga erërat më të forta në më shumë...

“Përçartje patriotike!”/ Rama nxjerr videon e Berishës duke ‘kërcyer’ me Belerin

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me videon e një bufi Sali Berishën. Krahas një bufi, shfaqet edhe një foto e Berishës dhe Belerin duke drekuar, si...

“Hiqet” trau në Morinë/ Për 9 muaj, pa kontrolle në kufi Shqipëri-Kosovë

Nga sot, 1 Maj, rikthehet marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me...

Lajme të tjera

Web TV