Aksident fatal në Peqin–Elbasan, makinat njëra mbi tjetrën! Çifti në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 14:35 në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në zonën e njohur si Vidhas. Dy automjete janë përplasur, duke lënë të plagosur rëndë një çift bashkëshortësh, të cilët u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, një nga automjetet kishte ndaluar për furnizim me karburant dhe gjatë përpjekjes për t’u rikthyer në rrugën kryesore, është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që makinat të devijojnë nga rruga dhe të përfundojnë jashtë saj, njëra mbi tjetrën.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht pranë pikave të karburantit dhe kthesave të rrugëve dytësore, ku shpesh ndodhin incidente për shkak të manovrave të pakujdesshme. m.p.

Të fundit

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV