Berat, goditi me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, arrestohet 42-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 42-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Beratit, pasi ka goditur me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit të saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamçisht të Beratit.

Sipas informacioneve zyrtare, e arrestuara, shtetasja P. Sh., ka sulmuar fizikisht me mjet prerës 41-vjeçaren B. I., pas një konflikti të momentit. Viktima ka marrë plagë, por fatmirësisht nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se B. I. është nën hetim penal prej dy ditësh për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, i cili është gjithashtu djali i shtetases P. Sh.

Ndaj 42-vjeçares rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme hetimore. m.p.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV