Dhjetëra punonjës të Bankers Petroleum protestë para zyrave të kompanisë në Marinzë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur mesditën e sotme në një protestë të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.

Me pankarta në duar ata janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Marinzë, teksa kanë shfrytëzuar orarin e pushimit.

Në fjalën e tij Kryetari i Sindikatës Dritan Shahu i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe të fortë shoqërisë Bankers dhe drejtuesit të saj Hong Ping, që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve duke u ndalur në disa kërkesa kryesore si: ndalimin e intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve, ndalimin e diskriminimit dhe pabarazisë në trajtim dhe përfitime, ndalimin e nepotizmit dhe emërimeve klienteliste, aplikimin e statusit të naftëtarit, të dietës ushqimore etj.

Ne nuk kërkojmë lëmoshë por drejtësi sociale, pasi në kaq vite jemi grabitur ka thënë në fjalën e tij sekretari i Sindikatës të sektorit hidrokarbur, dega Fier, Dritan Rrapushi.

Punojmë prej vitesh në këtë kompani dhe vetëm nëpërkëmbemi u shprehën punëtorët.

Organizatorët kanë pohuar gjithashtu se nëse zëri i punonjësve nuk do të dëgjohet atëherë protesta e sotme do të jetë vetëm fillimi i një rruge të re drejt protestave që do të përshkallëzohen./E.S

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV