Eksperti i punësimit: Pagat në Shqipëri kanë qenë faktori i parë pse njerëzit largohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe ky 1 maj e gjen tregun e punës në vend në mes të një ‘paradoksi’. 6300 vende të lira pune janë shpallur nga bizneset aktualisht, në kushtet kur 68 mijë qytetarë janë të regjistruar si punëkërkues, kryesisht të rinj deri 29 vjeç.

“Nuk do të përfundojë ndonjëherë, kjo dinamikë do të vazhdojë njësoj si edhe në vendet e zhvilluara”, thotë eksperti i punësimit Erald Pashaj.

Në bizneset shqiptare janë të punësuar 1.3 milionë qytetarë. Shifër e pamjaftueshme për tregun i cili ankohet për mungesë stafi, nga profesionet elementare deri tek ato të kualifikuara.

“Tregu i punës në përgjithësi ka një tendencë armiqësore mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, sepse të dyja palët kërkojnë gjëra të ndryshme nga njëra tjetra”, pohon Pashaj.

‘Pagat’ janë plaga që nuk po zgjidhen thotë eksperti për çështjet e punësimit Erald Pashaj. Aktualisht paga mesatare në Shqipëri është 83.401 lekë nga 75 mijë që ishte në 2023-shin. Por sot më shumë se 48% e të punësuarve në vend nuk e arrijnë rrogën mesatare pasi marrin deri në 60 mijë lekë.

“Në sondazhet që kemi bërë ne pagat kanë qenë faktori i parë pse njerëzit largohen, sepse paga lidhet me ekonominë familjare, me mundësinë dhe mënyrën sesi jeton. Faktori tjetër që i bashkëngjitet pagës është shpresa që ata kanë për të ardhmen, pasi largimi lidhet me atë që presin për të ardhmen”, thotë Pashaj.

Jo vetëm pagat që nuk konsiderohen ende joshëse për të frenuar emigrimin e punonjësve, por edhe nëndeklarimi i rrogave po dëmton tregun. Për të shmangur detyrimet duke mos paguar sigurimet dhe tatimin e plotë bizneset vjet kishin deklaruar paga jo reale për 143 mijë punëtor. Rrogë minimale në bankë e tjetrën në dorë.

Lexo edhe :  Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

“Nëse dikush ka një pagë neto 1 milionë lekë të vjetra, detyrimi për këtë individ është 1 milionë e 480 mijë lekë. Duke i dhënë një pagë të deklaruar në bankë në masën 400 mijë lekë të vjetra ka një kosto për këtë 520 mijë lekë dhe ja jep 600 mijë lekëshin tjetër në të zezë. Në total nëse do të paguante 1 milionë e 480 mijë lekë me deklarimin real, me këtë manovër paguan 1 milionë e 120 mijë lekë të vjetra (400 mijë në bankë+120 mijë lekë sigurime e tatim+600 mijë lekë në dorë). Kështu fiton 360 mijë lekë për çdo punonjës”.

Nëndeklarimi i pagave po thellon gropën financiare edhe të pensioneve, të cilat varen direkt nga vitet e punës dhe nga kontributet e derdhura.

Me gjithë këto probleme, duket se tregu po eksploron jashtë Shqipërie, por a mund të mbushet boshllëku me punonjës të huaj? “Ka filluar të jetë një dritare që e ajros dhomën”, thotë eksperti. m.p.

Të fundit

Kandidatja Julinda Dhamo: Në Tiranë synojmë deri në 20 mandate

Për kandidaten e PS që kandidon në listën e hapur të Tiranës Julinda Dhamo, PS në Tiranë synon që...

Rama ironizon opozitën nga Berati: Ju kujtohet çfarë keni hequr nga një parti e re…

Në takimin e tij me qytetarët e Beratit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu akuzat...

“Le Monde”: Tiranën e duan të gjithë arkitektët, kjo ndodh nga aftësia e Ramës

“Le Monde” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit të Shqipërisë, duke e cilësuar Tiranën si terren të dëshiruar për arkitektët nga e gjithë bota. “Kryeqyteti...

Kontrata 6 milionë dollarë në SHBA, Berisha: Nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me një kompani amerikane me...

Berisha shpjegon rezolutën e PPE: “Rama është delja e zezë e Europës”

Kryetari i Partisë Demokratike doli sot (1 maj) në një konferencë për mediat, ku foli për rezolutën e Partive Popullore Europiane ditën e djeshme...

Lajme të tjera

Web TV