Incident i pazakontë në Japoni, gjarpri hyn në sistemin elektronik të trenave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i pazakontë shkaktoi kaos për udhëtarët në njërën nga linjat më të frekuentuara të trenave në Japoni, pasi një gjarpër hyri në sistemin elektrik të linjës Tokaido Shinkansen, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve.

Sipas mediave japoneze, incidenti ndodhi të mërkurën ndërmjet stacioneve Gifu-Hashima dhe Maibara, çka detyroi pezullimin e trenave në drejtim të Tokios (në seksionin Shin-Osaka – Nagoya) dhe në drejtim të Osakës (në seksionin Shin-Osaka – Tokio).


Sipas mediave, të cilat citojnë kompaninë Central Japan Railway, qarkullimi i trenave u ndërpre nga ora 17:25 deri në 19:00 me orën lokale. Ndërkohë, pasagjerët formuan radhë të gjata pranë makinave të biletave në stacione.

Ky incident ndodhi në një periudhë shumë të ngarkuar për Japoninë – gjatë Javës së Artë, një periudhë 7-ditore pushimesh kombëtare ku miliona japonezë udhëtojnë, ndërsa Osaka është gjithashtu mikpritëse e Ekspozitës Botërore 2025, që po tërheq vizitorë nga e gjithë bota./E.S

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV