Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se ka ende njerëz të ndershëm.
I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai thotë se vetë jeton në një pallat të Enver Hoxhës dhe shteti nuk i ka vjedhur asnjë gozhdë.
Ai thotë se ka lindur dhe do të vdesë djathtas, ndërsa ironizon demokratët duke thënë se “madhështorët e kanë bërë nga një xhiro në PS”.
Dashamir Shehi: Që në ditë të parë në PD nuk i kam borxh asnjërit! Në këtë qytet gjysmën e PD e kam bërë vetë. Ato të tjerët me kanë borxh. Asnjë njeri në këtë qytet nuk është i ndershëm. Jetoj tek pallati i Enver Hoxhës 31 vjet. Ma gjej një tjetër si unë, që ka qenë në pushtetin tim që të jetojë atje. Prandaj i dal ballazi qytetarëve. Jam një nëpunës i mirë dhe nuk i kam vjedhur një gozhdë këtij shteti. Ne i ftojmë qytetarët që mos votoni për populizma, por votoni për vetën tuaj. Unë nga PS nuk kam qenë ndonjëherë, unë kam lindur djathtas dhe do vdes djathtas. Ju madhështorët e keni bërë nga një xhiro tek PS. Këtë duam ti shpjegojmë shqiptarëve që Shqipëria ka akoma ca burra të zot.