Konferenca, Berisha justifikon 6 mln dollarët e lobimit: Do të ketë transparencë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, justifikoi kontratën e lobimit të PD-ADSHM me kompaninë amerikane ‘Continental’ se nuk ishte për zgjedhjet e 11 majit, por për kauzat eopozitës, e firmosur nga avokati pranë Trump dhe fondacionit shqiptar “Make Albania Great Again”.

I pyetur se nëse nuk është një kontratë për zgjedhjet, pse duhet të ishin PD dhe aleatët në firmosjen e saj, Berisha tha se “kauzat opozitare janë të përbashkëta”.

“Sepse kauzat eopozitës së vërtetë janë të njëjta, PD-ADSHM ka kauza të njëjta. Koalicioni ka rënë dakord se ka narkoshtet, Rama ka nën kontroll drejtësinë, a i pe si reaguan ata në PPE? Do ketë transparencë dhe gjëra. Çfarë thot PPE, thotë për dosjet 184 dhe 139 janë gur dhe tabelë turpi në qafën e tyre që i mbajnë. Quhet turp për ata që i mbajnë. Gjërat po sintonizojnë në të dy anët e Atlantikut. Çdo njeri që e di ligjin amerikan, kontrata publikohet në FARA, s’ka gjë për të fshehur këtu, mund të gjendet kollaj. Kontrata është mes avokatit të famshëm dhe fondacionit “Make Albania Great Again”, tha Berisha mes të tjerash.

Ai sulmoi politikisht edhe kryesocialistin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

“Përpjekja e Edi Ramës për t’i zvogëluar këto, është përpjekja e tij e fundit para se të thyej qafën në datën 11 maj me votën e shqiptarëve”, përfundoi ai. m.p.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV