Kujdes! Ruani faturat: Nga 2025, përmes DIVA nis kompensimi për arsimimin e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për zbatimin e deklaratës së re vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, e cila do të hyjë në fuqi për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2025 dhe do të dorëzohet në fillim të vitit 2026.

Ndryshimet e parashikuara nga ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” sjellin si risi kompensimin prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën 18 vjeç. Pra pavarësisht nivelit të të ardhurave tatimpaguesit iu takon kompensimi prej 48 mijë lekë në vit për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën moshën 18 vjeç.

Vlera e përllogaritur e kompensimit prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën 18 vjeç, për buxhetin e shtetit arrin në 20 mln euro sipas administratës tatimore.

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim deri në 100 mijë lekë në vit për individët me të ardhura më pak se 1,2 milionë lekë.

Përfitimi i kompensimit për fëmijët dhe i shpenzimeve për arsim do të bëhet vetëm përmes deklaratës vjetore DIVA 2025. Në një familje ose çift, deklarimi i këtyre përfitimeve do të mund të bëhet nga individi me të ardhura më të larta, për të shmangur përfitimin e dyfishtë.

Për të qenë të vlefshme, zbritjet duhet të mbështeten në dokumentacion zyrtar. Fëmijët në ngarkim duhet të rezultojnë në certifikatën personale të tatimpaguesit, ndërsa shpenzimet për arsim duhet të jenë të dokumentuara me fatura të rregullta nga institucionet arsimore të licencuara./ Monitor

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit! Dhurata Çupi: Në Tiranë do të fitojmë mbi 50% të mandateve!

Demokratja Dhurata Çupi foli sot në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e moderatorit Endri Xhafo lidhur me...

Incident i pazakontë në Japoni, gjarpri hyn në sistemin elektronik të trenave

Një incident i pazakontë shkaktoi kaos për udhëtarët në njërën nga linjat më të frekuentuara të trenave në Japoni, pasi një gjarpër hyri në...

“Hajde këtu Edi Rama”, Berisha në Xhamllëk: Je burracak, se je rrenacak!

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në Xhamllëk të Tiranës, ku mbajti takimin e radhës elektoral me demokratët e njësive 1,3...

Pas dy vitesh pritjeje, publikohet traileri i sezonit të dytë të serialit ‘Wednesday’

Më në fund, pas dy vitesh pritjeje, publikohet traileri për sezonin e dytë të serialit "Wednesday", i cili do të ketë premierën këtë verë....

“O liri, o vdekje”, Meta mesazh nga burgu: PL rol historik në zgjedhjet e 11 majit

Teksa na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, u ka dërguar...

Lajme të tjera

Web TV