LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka vizituar Australinë për të këshilluar Partinë Liberale në lidhje me çështje strukturore që lidhen me liderin opozitar Peter Dutton. Mirëpo këtë pretendim Koalicioni opozitar e ka mohuar kategorikisht, sipas asaj që raporton “The Guardian”.

Në një seri bisedash të fshehta të regjistruara nga organizatat “Correctiv” dhe “Qendra për Raportimin e Klimës”, LaCivita deklaron se ka udhëtuar në Australi në fillim të prillit, në rolin e një konsulenti privat, për të ndihmuar Partinë Liberale me “çështje strukturore”.

Kjo shpjegon edhe mungesën e tij në Tiranë gjatë kësaj periudhe. Sipas LaCivita, puna nuk kishte lidhje me ndonjë rol zyrtar në administratën amerikane apo me presidentin Trump.
“Isha në Australi dy javë më parë duke ndihmuar Partinë Liberale atje, për disa nga problemet e tyre strukturore që kishin me Peter Dutton (Piter Datën),” tha ai më 16 prill, vetëm pak javë pas shpalljes së fushatës zgjedhore të Australisë.

Megjithatë, Koalicioni liberal ka mohuar çdo përfshirje të LaCivitës në fushatë. “Z. LaCivita nuk po këshillon, nuk ka këshilluar kurrë dhe nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë me fushatën e Koalicionit. Z. Dutton nuk është takuar me të,” deklaroi një zëdhënës.

LaCivita, në një deklaratë për “Guardian Australia”, sqaroi: “Unë nuk kam punuar dhe nuk punoj për Partinë Liberale të Australisë. Unë ofroj konsulencë për një gamë të gjerë interesash biznesi… nuk e kam takuar kurrë Z. Dutton, por shpresoj ta bëj kur ai të zgjidhet kryeministër.”

Megjithëse nuk ka prova të qarta për ndonjë rol zyrtar në fushatë, kjo ngjarje ka ndezur debate për ndikimin e stilit Trump në politikën australiane.

Lexo edhe :  ‘Është vjedhur zyra elektorale në Cërrik’/ PD: Na kanë marrë kompjuterat dhe televizorin

Ndërsa zgjedhjet federale në Australi afrohen, pretendimet për ndërhyrje ose ndikim nga figura ndërkombëtare si LaCivita pritet të mbeten një temë e nxehtë në debatet politike./E.S

Të fundit

Rama: Këshilltari im i ekonomisë është krye-ekonomisti i Angela Merkel

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi projeksionet ekonomike për Shqipërinë 2030 tha se Shqipëria nuk është në garë me Gjermaninë,...

Kryetari i PS në Lezhë denoncon kandidatin e PD: Persona të armatosur kanë kërcënuar…

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, ka akuzuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, për përhapje lajmesh të rreme gjatë fushatës...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK e veshur me të zeza! Batuta me gazetarët

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme (5 Maj).kryemadhi Ajo mbërriti në SPAK për zbatimin e masës së...

Berisha mban 1 minutë heshtje në Mat: Do u rikthejmë dinjitetin shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku ka theksuar vlerat e sakrificës...

“Nga Dritëro Agolli te një rrugaç”, Rama në Devoll sulmon Bledjon Nallbatin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll ka kritikuar kandidatin e PD në zonë, Bledjon Nallbatin. Rama rikujtoi se zona e...

Lajme të tjera

Web TV