Murgeshë e çmendur pas futbollit, ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota ka humbur personin më të vjetër. Murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare, në qytetin Porto Alegre të Brazilit, ku jetonte në një shtëpi të Motrave Teresiane, komuniteti fetar i cili e shoqëroi gjatë gjithë jetës së saj.

E lindur më 8 qershor 1908 në shtetin Rio Grande do Sul, Motra Inah u bë murgeshë në të 20-at dhe ia atribuoi jetëgjatësinë e saj besimit tek Zoti, duke deklaruar se “Ai është sekreti i jetës”. Ajo ishte bekuar nga Papa Françesku në vitin 2018 dhe njihej për karakterin e saj të qetë, humorin e mirë dhe dashurinë për futbollin.

E apasionuar pas ekipit brazilian Sport Club Internacional, ajo festonte çdo vit ditëlindjen me një tortë në formën e stadiumit të ekipit të saj të zemrës, ndërsa në ditëlindjen e 116-të u shfaq e veshur me shallin e Internacional. Klubi sportiv postoi një mesazh ngushëllimi, duke e përshkruar jetën e saj si të mbushur me mirësi, besim dhe dashuri për sportin, shkruan BBC.

Sipas të afërmve dhe murgeshave që e shoqëruan, Inah nuk kishte vuajtur nga sëmundje serioze dhe ruajti shëndetin e saj deri në fund, pavarësisht vështirësive me shikimin dhe dëgjimin në vitet e fundit. Ajo kishte kryer vetëm një ndërhyrje kirurgjikale në jetën e saj – një operacion katarakti në moshën 106 vjeçare.

Jetesa e saj ishte e rregullt dhe e disiplinuar. “Zgjohej, hante, lutej dhe flinte në të njëjtën kohë çdo ditë”, tha familja e saj për mediat braziliane.

Pas ndarjes nga jeta të Motrës Inah, titulli i personit më të vjetër të gjallë në botë i kalon 115-vjeçares Ethel Caterham nga Surrey, Angli. m.p.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV