Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën e tij elektorale në qarkun e Beratit, në një takim me qytetarët. Kryesocialisti Rama nuk ka kursyer ironizimet për partitë e vogla, duke i rikujtuar si parti “të vdekura”.
“E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët. Të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Edi Rama./E.T