Rama: E mbani mend kohën kur njerëzit vriteshin poshtë dritareve të Berishës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin 6 milionë dollarë të PD në SHBA.

“Ata që përpiqen dhe këmbëngulin të na përqeshin se medemek në këto tre mandate s’kemi bërë asgjë dhe një nga gjërat që thonë është se ku keni 300 mijë vendet e punës. 1 023 000 të punësuar ishin në 2013 ndërsa në 1 327 000 është e regjistrit sot. Kanë një problem të madh me aritmetikën. E filluan me 7×7= 42, tani e çuan në 6 milionë. Besoj se aritmetika që na kanë mësuar në shkollë tregon se janë më shumë se 300 mijë të punësuar të rinj”, tha Rama.

Ato që ka bërë PS në këto vite tha Edi Rama s’do të mund ta bëjë asnjë parti tjetër politike.

“Njëri bufi i kënetës del thotë se do të shkrijë SPAK dhe e-Albania. Dmth drejtësia do të kthehet aty ku ishte, në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit…Të tjerët që medemek janë të rinj, thonë se po qe se na vjen ne në dorë kjo punë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që ne na duhet të mbyllim negociatat në 2027 dhe të futemi në BE”, shprehet më tej kryeministri.

Ofertën e partive të reja Rama i vuri shenjën e barazimit me ish LSI-n e Ilir Metës.

“E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësdit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, theksoi kreu i qeverisë. m.p.

Të fundit

Denoncimi i Flamur Nokës për përfshirjen e policëve në fushatë/ Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor, pas denoncimit të një dite më parë...

I vëllai dhunoi shoferin e kamionit/ Bledjon Nallbati: Ai s’është kapo, por kapedan!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës për të vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj vëllait të...

“Lumë” eurosh në Shqipëri/Zgjedhjet dhe turistët theksojnë tatëpjetën e valutës europiane

Zgjedhjet dhe turizmi po theksojnë tatëpjetën e euros. Vlera e valutës europiane përballë lekut ka rënë në nivelin më të ulët në 17 vite. Një...

E rëndë/ Nxënësi 16-vjeçar, hidhet nga dritarja e gjimnazit, përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë la ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, është hedhur nga dritarja, një nxënës i vitit të dytë. Nxënësi, A....

Sa është paguar Chris LaCivita nga PD?! Mediat e huaja zbulojnë shifrën e përafërt

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është përfshirë aktivisht në politikën shqiptare si këshilltar kryesor i opozitës për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV