Rivlerësimi i pronave në gjysmën e dytë të vitit/ Ja kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për në gjysmën e dytë të vitit 2025, por pa një afat se kur do të fillojë si proces. Në fakt, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme pritej të hynte në fuqi që në shtatorin e një viti më parë, por kjo shtyrje vjen për shkak se ende nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin. Kështu, procesi rivlerësimit do të paraprihet nga caktimi i çmimeve të referencës edhe në qytetet e tjera të vendit. Qëllimi është që të dy proceset duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët nga afrimi i vlerës së pronës së tyre me çmimet e tregut.

Caktimi i referencave të reja për qytetet e tjera kryesisht ato të bregdetit, i rrit automatikisht vlerat e pronave. Kjo shtyrje ka ardhur edhe për faktin se ky do të jetë rivlerësimi i fundit, siç ka paralajmëruar kryeministri. Pas këtij procesi mund të nisë rivlerësimi nga i cili qytetarët mund të përfitojnë duke përafruar vlerën e pronës së tyre me çmimet reale të tregut, bazuar edhe në referencat e reja që do të caktohen. Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite.

Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022 nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin, u rivlerësuan 168.200 pasuri dhe buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë. Rivlerësimi i fundit kishte normë tatimi 3 për qind, ndërsa ai që pritet të hyjë në fuqi së shpejti thuhet se do të jetë 5 për qind.

AFATI

Ishte Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë komunikimi me qytetarët bëri të ditur afatin e nisjes së procesit të rivlerësimit duke shpjeguar edhe arsyet përse është shtyrë deri më tani.

“Rivlerësimi i pronave do të bëhet në gjashtëmujorin e dytë dhe ka disa arsye pse. Është një punë shumë e madhe, po përgatiten harta sepse po bëhet i gjithë bilanci i shitblerjeve etj., që të bëjmë një vlerësim sa më domethënës dhe sa më të favorshëm për ata që po presin”, – deklaroi kreu i qeverisë.

Brenda vitit 2025 synohet mbyllja e gjithë procesit të rivlerësimit dhe më pas pritet që duke filluar nga 1 janari i 2026, të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë mundësi që t’i kenë pronat e rivlerësuara me çmimet aktuale të tregut. Një risi e rëndësishme në procesin e rivlerësimit 2025 është ndryshimi i metodologjisë së përcaktimit të çmimeve të referencës. Ndryshe nga sistemi aktual, ku 60 bashkitë kanë vetëm një çmim reference për të gjitha pronat, sistemi i ri do të ndjekë modelin e Tiranës, me çmime të ndryshme sipas zonave kadastrale.

Lexo edhe :  Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

Për shembull: në Durrës, ku aktualisht çmimi mesatar për të gjitha pronat është 67,500 lekë për metër katror, sistemi i ri do të diferencojë çmimet në zona bregdetare duke i vlerësuar me çmime më të larta dhe në zona periferike çmime më të ulëta. Projektligji i rivlerësimit të pronave në momentin e propozimit parashikonte që individët dhe subjektet do të kenë të drejtë të rivlerësojnë pronat e tyre me çmimin e tregut, duke paguar një tarifë rivlerësimi në masën 3% të diferencës mes çmimit të rivlerësuar dhe çmimit të fundit të regjistruar në kartelën e pasurisë.

Por, në deklaratat e mëtejme flitej për një përqindje më të lartë, 5%. Pra, ajo që u prezantua si një shans i madh për qytetarët zbehu vëmendjen e shqiptarëve, një prej vendeve më të varfra në Evropë e rajon. Pavarësisht këtij fakti, është ndër të paktat ku shteti mban tatim mbi të ardhurat e përfituara nga shitja e shtëpisë së parë.

SHEMBULL RIVLERËSIMI

SA PËRFITOJNË QYTETARËT,

Përfitimi kryesor për pronarët është reduktimi i konsiderueshëm i tatimit të paguar gjatë shitjes së pronës. Aktualisht, për diferencën midis vlerës së regjistruar dhe çmimit të shitjes paguhet një tatim prej 15%. Me procesin e ri të rivlerësimit, pritet që tatimi të ulet ndjeshëm, me diskutime që sugjerojnë një normë rreth 5% ose edhe më të ulët.

SHEMBULL KONKRET:

Një apartament me vlerë të regjistruar në ASHK 100 mijë euro, që shitet me çmimin real të tregut prej 150 mijë euro:

Pa rivlerësim: Tatimi 15% për diferencën prej (150,000-100,000) 50 mijë euro = 7,500 euro (50,00*15%)

Me rivlerësim dhe tatim 5%: Vetëm 2,500 euro tatim (50,00*5%)/e.t

Të fundit

PD denoncoi se i kanë vjedhur zyrën/ Policia: S’ka thyerje apo dëmtime të objektit!

Partia Demokratike, Dega Cërrik, ka denoncuar në Polici grabitjen e zyrës pasi kanë konstatuar se mungonte 1 kompjuter dhe...

“Grumbulloni ushqime sa më shumë të mundeni”/ Prag lufte mes 2 fuqive bërthamore

Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që të grumbullojnë ushqime, teksa tensionet...

Ja si 20 milionë vjet më parë një urë tokësore bashkoi Afrikën dhe Azinë (VIDEO)

20 milionë vjet më parë, një kombinim i lëvizjeve konvektive të mantelit dhe përplasjes së pllakave tektonike shkaktoi daljen e një rripi toke nga uji ,...

Misteri diellor që dogji 49 satelitët SpaceX në vitin 2022

Më 3 shkurt 2022, SpaceX lëshoi ​​49 satelitë Starlink në orbitën e ulët të Tokës. Brenda pak ditësh, shumica e tyre u shpërbënë ndërsa hynë...

Trump ndërpret fondet për televizionin dhe radion publike amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të japë më fonde për PBS dhe NPR, përkatësisht televizion dhe radio publike...

Lajme të tjera

Web TV