SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje strategjike për mineralet e rralla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina dhe SHBA-të nënshkruan të mërkurën një marrëveshje të promovuar me forcë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump , e cila do t’u japë Shteteve të Bashkuara akses preferencial në marrëveshjet e reja të Ukrainës për mineralet dhe do të financojë investimet në rindërtimin e Ukrainës.

Të dy vendet nënshkruan marrëveshjen në Uashington pas muajsh negociatash, ndonjëherë të tensionuara, me pasiguri që vazhdoi deri në momentin e fundit, me fjalët për një pengesë të minutës së fundit.

Marrëveshja, e nënshkruar pas javësh negociatash intensive, i jep SHBA-ve akses në mineralet e rralla të tokës që ndodhen në Ukrainë – elementë kyç për industrinë e teknologjisë, energjisë dhe mbrojtjes.

Në këmbim, Uashingtoni do të krijojë një fond të posaçëm investimi për të ndihmuar në ringritjen e ekonomisë ukrainase.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se kjo marrëveshje është një sinjal i qartë për Kremlinin mbi përkushtimin e SHBA-ve për një Ukrainë të lirë dhe sovrane.

“Siç tha Presidenti, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar në lehtësimin e përfundimit të kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë”, tha Bessent. “Asnjë shtet apo person që financoi ose furnizoi makinën ruse të luftës nuk do të përfitojë nga rindërtimi i Ukrainës.”

Ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ndodhej në Uashington për të firmosur marrëveshjen në emër të qeverisë së saj, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Ndër kushtet e marrëveshjes janë “pronësia dhe kontrolli i plotë” që do të mbetet me Ukrainën, shkroi ajo në X të mërkurën.

“Të gjitha burimet në territorin tonë dhe në ujërat territoriale i përkasin Ukrainës”, tha ajo, duke shtuar: “Është shteti ukrainas ai që përcakton se çfarë dhe ku do të nxirret. Nëntoka mbetet nën pronësinë e Ukrainës — kjo është përcaktuar qartë në Marrëveshje.”

Lexo edhe :  Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet

Nënshkrimi vjen disa orë pas një mosmarrëveshjeje të minutës së fundit mbi dokumentet që duhen nënshkruar të mërkurën, e cila kërcënoi të prishte marrëveshjen.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritej ta arrinte marrëveshjen gjatë udhëtimit të tij në Uashington në shkurt, por marrëveshja mbeti e pafirmosur kur vizita u ndërpre pas takimit të diskutueshëm në Zyrën Ovale./e.t

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV