Një 58-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi pësoi një arrest kardiak teksa drejtonte automjetin.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.
Shtetasi T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti./e.t