“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata.

Ulsi Manja: Në fund të vitit 2026, vakancat plotësohen.

Artan Hoxha: Pra në 2026-ën do vini ku kemi qenë në 2015-ën. Dosjet kanë shkuar 200 mijë, pyetja është si do pastrohen pastaj? Si do bëhet?

Ulsi Manja: Ka masa ligjore që shumë shpejt do t’i kemi në Parlament.

Artan Hoxha: Pra, më shpejt do hyjmë në Europë se sa do pakësojmë 200 mijë dosje. Pse s’ja delegojmë çështjen Gjykatës Europiane dhe biem rehat?! S’kemi gjyqësor në Shqipëri…

Ulsi Manja: Më falni, ju thoni që një çështje e krimit të organizuar të ndiqet me “arrest shtëpie”?!

Artan Hoxha: Është çështje kulture dhe strukture sepse ky sistem drejtësie është ngritur për të arritur suksesin e meritës së prangave, para se të gjenden provat.

Më pas, për faktin se Shqipëria ka një numër shumë të lartë të personave në paraburgim. Analisti iu drejtua ministrit duke i thënë se ai duhet të “zhbëjë një balancë primitive” që lidhet me mënyrën si veprojnë institucionet e drejtësisë. Ndërsa për Manjën, kjo është një mendësi komuniste.

Artan Hoxha: Po si mund të rrijë ministri i Drejtësisë kur vendi i vet është i vetmi vend në Europë, nuk e di në botë, që ka të paraburgosur dyfishin e të burgosurve?! Një ministër Drejtësie s’duhet të flejë natën! Ju thoni që unë s’kam ç’a t’i bëj se drejtësia është e pavarur. Duhet të lëvizni gjithçka që të lëvizë kjo kulturë inkuizitore dhe jo drejtësie.

Ulsi Manja: Jam i qetë se për sa kohë drejtësia e re respekton afatet proceduriale sipas Kodit të Procedurës Penale, unë jam i qetë. Unë s’ndërhyj te drejtësia.

Lexo edhe :  Kontrata e lobimit, Kulluri: Kështu është kur partia përfundon në duart e Flamur Nokës

Artan Hoxha: Ta marrë vesh edhe populli se si ministri nuk e vret mendjen ta ndryshojë këtë balancë primitive.

Ulsi Manja: Mentaliteti jot është komunist!!

Artan Hoxha: Jo ore! Kjo është drejtësi komuniste dhe ju s’duhet të flini dhe ta ndryshoni!

Ulsi Manja: Se jemi në kohën e Saliut që i mbanin gjykatësit e prokurorët në paradhomë. Standardet i ka vendosur drejtësia./E.S

Të fundit

Gazment Bardhi thirrje votuesve të pavendosur: Refuzojeni arrogancën e Belinda Ballukut!

Nga takimi përmbyllës në Fier, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje votuesve të pavendosur të mos votojnë për Belinda...

Moment i veçantë për kapitenin e klubit të Superiores, i propozon partneres dhe…

Kleandro Lleshi i ka propozuar partneres së tij, ndëra në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të bëhet baba. Përmes rrjeteve sociale ka...

“Sa herë e hanë nga bufi”, Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një çyryk…

Nga Saranda, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj vota të shkojë drejt PS. Rama bëri dhe një krahasim mes...

‘Ardit Bido e ka kokën plot, ne kemi mozaik!’ Rama krahason kandidatët nga Saranda

Kryesocialisti Edi Rama, teksa prezantoi edhe kandidatët e Sarandës për zgjedhjet e 11 majit, duke cilësuar si “mozaik”, u shpreh se në krahun tjetër...

Kanë tre vite bashkë, ja pse Brad Pitt nuk i ka propozuar ende Ines de Ramonit

Kanë kaluar tashmë tre vite që nga fillimi i lidhjes së Brad Pitt me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon, por ende nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV