Skandali i rrjedhjes së bisedave private, Këshilltari i Sigurisë i Trump jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, jep dorëheqjen nga roli i tij. Mediat raportojnë se zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij.

Kjo vjen disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë në grup, në të cilën zyrtarë të lartë planifikuan sulme ushtarake në Jemen, në shoqërinë e një gazetari, i cili ishte shtuar pa dashje.

Ky është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump.

Michael Waltz, ishte këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump. Ai ishte ndër emërimet e para të Trump pas zgjedhjes së tij. Përpara rolit në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte kongresmen nga distrikti i gjashtë kongresional i Floridës nga viti 2019 deri sa dha dorëheqjen në janar për të marrë përsipër detyrën e re me Trump.

Në Kongres, ai shërbeu në komitetet e Inteligjencës, Shërbimeve të Armatosura dhe Punëve të Jashtme. Ai më parë ishte oficer në Ushtrinë dhe Gardën Kombëtare të SHBA-së. m.p.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV