Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si Papa i 266-të i Vatikanit. Tanimë të gjithë sytë janë te Vatikani dhe se kush do jetë udhëheqësi i radhës pas një procedure të përzgjedhjes krejtësisht sekrete.
Konklava përveçse e mistershme ka simbolikën e saj. Nëse nga Kapela Sistine do shohim tym të bardhë, do të thotë që “Po, kemi një Papë të ri”. Nëse është tym i zi, votimi do vijojë në një moment të dytë. Po sa shumë dini ju për këtë pozicion me kaq rëndësi e të shenjtë?
Jemi të sigurt se këto 12 fakte nuk i dinit!
Një adoleshent mund të bëhet Papë
Nuk ka ndonjë përcaktim zyrtar sa i takon moshës së kandidatit që mund të bëhet Papë. Më i riu përgjatë historisë është Papa John XII i cili ishte vetëm 18 vjeç në vitin 955. Ndërsa më i vjetri është Papa Clement X, 81 vjeç, që u zgjodh në vitin 1406.

Papa duhet jetë poliglot
Latinishtja është gjuha e Kishës Katolike dhe përpos se Papa duhet ta flasë rrjedhshëm, ai duhet të dijë italishten dhe një sërë gjuhësh të tjera. Papa Françesku dinte shumë mirë spanjisht, italisht, latinisht, frengjisht, portugalisht, gjermanisht dhe anglisht.

Edhe Papa rrëfehet!
Ai mund të jetë Ati i Shenjtë, por kjo nuk e përjashton nga e drejta për t’u rrëfyer. Papa John Paul II dhe Papa Benedict XVI shkonin për t’u rrëfyer çdo javë, ndërsa Papa Françesku një herë në dy javë.
Papa është “koka e shtetit”
Papa është drejtuesi i shtetit të Vatikanit, me një popullsi prej më shumë se 700 personash, por ku grumbullohen miliona katolikë nga e gjithë bota.

Spitali në emër të Papës
Vatikani ka një Fond Ndihme Shëndetësore, ku jepet një kontribut prej 2% të pagës vjetore nga bluzat e bardha, të cilat punojnë me kohë të plotë. Vizitat tek këta të fundit janë pa pagesë, me përjashtim të një kostoje të vogël për recetat apo analizat laboratorike. Edhe pas dorëheqjes, Papa merr përfitimet e tij nga ky institucion.
Papa nuk zotëron pasuri
Edhe pse çdo gjë ai ka nevojë i vihet në dispozicion gjatë kësaj detyre, Papa nuk zotëron asnjë të mirë materiale.

Papët e së shkuarës konsiderohen më të “këqinjtë”
Papët e Mesjetës dhe Rilindjes lanë pas një trashëgimi të errët. Përshembull Papa Benedict IX (1032-1048) i shiti Papatin kumbarit të tij. Megjithatë titullin si “më i keqi në histori” e mban Papa Alexander VI (1492-1503) i cili vinte në poste kardinalë të ndryshëm në këmbim të parave, pavarësisht shterrimit të fondeve të Kishës. Abuzimet e tij konsiderohen shkak i Reformimit Protestant.

1 nga 5 njerëzit më të fuqishëm në botë
Para se të ndërronte jetë, Papa Françesku u rendit nga “Forbes” si i 5-ti në radhë në listën e njerëzve më të pushtetshëm të globit. Ai qëndronte pas Jeff Bezos, Angela Merkel, Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping (në krye të listës)
Papa ka një llogari në “X” (dikur Twitter)
Llogaria me emrin Holy See @Pontifex aktualisht numëron mbi 18 milion ndjekës në këtë platformë sociale. Postimi i fundit i Papës së ndjerë ishte të Dielën e Pashkëve ku shkruhej “Krishti u ringjall!”
Problemet me buxhetin
Të mbash vendin kryesor të Kishës Katolike s’është absolutisht e thjeshtë, por befasues është fakti se edhe Vatikani përballet me defiçit kur vjen puna te buxheti.
Banka “mbi supe”
Instituti për Punët Religjoze ose Banka e Vatikanit është përgjegjëse për financimin e punëve të Kishës në tërë botën. Drejtuesi i bankës zgjidhet nga Papa pas një dakordësie me kardinalët.
Papa i “pagabueshëm”
Në fund të fundit edhe Papa është njeri dhe patjetër mund të bëjë gabime në të folur, por ama deklaratat e tij mbi besimin fetar nuk konsiderohen asnjëherë të gabuara!/E.S
